Berisha: S'i kemi dhene det Greqise
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha deklaroi se ceshtja e dhenies se hapesires detare Greqise eshte vetem nje trillim mediatik, qe bie ne kundershtim me interesat e vendit. Ne konferencen e djeshme per shtyp kreu i ekzekeutivit deklaroi per kete ceshtje se ai vetem mund te pergjigjet, ne lidhje me faktin qe, per ndarjen e hapesires se detit, pala shqiptare ka perdorur harten e marines se Republikes se Shqiperise. "Kjo qe ju thoni eshte nje trillim, i bazuar ne genjeshter. Problemi eshte se kjo qeveri punon per vendin e vet, ndersa ju punoni ne menyre konsistente kunder vendit tuaj. Ne qofte se ju merrni persiper te vazhdoni punen kunder vendit tuaj, atehere me mbetet vecse te mos ju pergjigjem. Megjithate jam i detyruar te pergjigjem. Ne menyre absolute pala shqiptare ka perdorur harten e marines se Republikes se Shqiperise", deklaroi kryeministri Berisha, ne lidhje me kete ceshtje te shume perfolur. Sipas tij, ne kete ndarje eshte perdorur Konventa Nderkombetare e Detit, e sugjeruar kjo, nga miqte tane me te mire, si dokument baze per zgjidhjen e problemit. Ne kuader te transparences ne lidhje me kete ceshtje kryeministri Berisha, i ftoi te gjithe te interesuarit te shkojne tek Flota Shqiptare dhe te marrin aty harten shqiptare, mbi te cilen eshte bere ndarja. Sipas Berishes, Komandanti i Flotes ka dale me harten shqiptare. Pala greke ka perdorur harten greke, sepse pala greke nuk mund te perdore harten shqiptare. "Por, pasi ju deshtuan shpifjet dhe trillimet, tani mendonin se do t'u shisnin shqiptareve buken per djathe. Nga autoritet shqiptare eshte perdorur harta shqiptare dhe per kete te jeni te sigurt 100 per qind. Ushtria shqiptare nuk perdor hartat e nje vendi tjeter, ajo ka hartat e veta. Ju jeni te lire te vazhdoni te trilloni, edhe kur e beni kete kunder vendit tuaj", akuzoi Berisha. Nga ana tjeter kryeministri, interesimit te medieve per ceshtjen e rihapur per hetimin e ministrit te Jashtem, Lulezim Basha, ju pergjigj se se shpejti armiqte e rruges po shkojne drejt fundit. "Drita ne tunel se shpejti do te dale. Rruga po perfundon", tha Berisha. I sapo kthyer nga Praga e Varshava, kryeministri Berisha konfirmoi se mbeshtetja e nderkombetareve per reformat e qeverise eshte shume e madhe. Sipas tij, keto reforma shemben muret e korrupsionit dhe i hapen rruge integrimit te metejshem te Shqiperise ne te gjithe strukturat euro-atlantike. Per te, hapi per kerkesen e statusit te vendit kandidat ne BE, ka qene i konsultuar mire me te gjithe aktoret dhe faktoret nderkombetare. "Kjo kerkese u be ne perputhje me qellimet e shpallura nga ne, se kerkesen do ta paraqisnim ne ujdi me presidencen e radhes dhe pas ratifikimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit nga te gjitha vendet anetare", tha Berisha. Sipas tij, ne kongresin e Partive Popullore Evropiane ai mori mbeshtetjen per nje fitore te sigurt te PD-se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe per rrugen e shpejte te Shqiperise drejt BE.
"Vija kufitare, sipas procedurave, po trillohet"
Ministria e Puneve te Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes theksuan dje ne nje deklarate te perbashket per mediat se media te caktuara po hamendesojne skenare fantazmike ne lidhje me cedimin e hapesires detare shqiptare. Ne deklaraten e tyre, dy ministrite theksojne se ndarja e detit mes dy vendeve eshte bere ne perputhje me te gjithe procedurat normale te te drejtes nderkombetare. "Me kete rast, edhe nje here informojme opinionin publik se percaktimi i koordinatave gjeografike eshte bere mbi bazen e sistemit nderkombetar gjeodetik WGS 84, sistem boteror i koordinatave. Parimi i perdorur per percaktimin e vijes kufitare eshte ai i baraslargesise, d.m.th percaktimi i nje vije ndarese me largesi te njejte nga te gjitha pikat e vijes baze te shteteve bregdetare", theksohet ne deklaraten per shtyp te dy dikastereve pergjegjes per ndarje. Sipas tyre, cdo pretendim per ndryshim kufijsh eshte i pavertete dhe nje trillim i paster. Ne deklarate theksohet se Shqiperia nuk ka dhene dhe as ka marre asnje milimeter katror te hapesires se saj territoriale si rezultat i kesaj marreveshje. "Gjate gjithe pergatitjes dhe negocimit te kesaj marreveshje pala shqiptare ka perdorur dhe eshte bazuar vetem ne hartat shqiptare te prodhuara nga Instituti Gjeografik i Forcave te Armatosura, Tirane. Cdo pretendim i kundert eshte nje shpifje e paster", theksohet ne deklaraten e ardhur si pergjigje per shkrimet ne nje te perditshme, e cila akuzon se eshte nenshkruar marreveshja mbi bazen e hartave greke. F.M