E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: PS-PSD, koalicion fitues pa pasur nevoje per pazare e kompromise

Bashkepunimi mes partive te majta politike, do te bazohet ne vullnetin mes tyre per te qene aleate, jo ne ndonje marreveshje te shkruar. Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, u shpreh se dje pas kongresit te peste te partise se tij, se te majtet do te procedojne per te qene aleate me vullnetin e perbashket politik. "Per t'u sjelle si aleate, per te uruar qe te marrim sa me shume vota se bashku te fitojme sic do fitojme ne shumicen dermuese te qarqeve ne vend. Ky bashkimi i ri, eshte force e pare, pa pasur nevoje qe te beje ndonje kompromis apo pazar me ndonje force qe tani qe e sheh veten te humbur, perpiqet te gjeje ndonje rruge dalje", u shpreh Gjinushi. Ai sqaroi se marreveshja qe PSD ka me Partine Socialiste, eshte e mjaftueshme per te garantuar bashkepunimin zgjedhor, megjithate do te kete nje akt deklarimi te ketij koalicioni, qe hyjne si aleate ne zgjedhjet e ardhshme. "PSD i permbahet parimit, qe cdo gje behet ne baze te votes dhe pjesemarrja ne qeverisje eshte ne baze te mandateve te fituara. Pra nuk ka nevoje per "pazare" paraprake. Pushteti nuk eshte thjesht marrje karrigesh, por marrje e pergjegjesive", saktesoi Gjinushi, duke hedhur poshte mundesite e lenies se zonave te lira apo mandateve me PS-ne paraprakisht. Sipas tij, ky sistem nuk do as zona te lira, as zona te okupuara. Gara behet ne nivel qarku dhe gare e pare eshte midis grupeve. "Beteja ne qershor eshte midis grupimit te majte dhe atij te djathte dhe sa me shume vota per grupimin e majte aq me afer fitores. Cdo vote per PSD shkon vote per grupimin dhe vote per partine", vijoi Gjinushi. Sipas tij, cdo parti, si PS e PSD, do te marre aq mandate sa vota ka marre vete, rrjedhimisht nuk ka nevoje per asnje lloj marreveshje. Me nje logjike te tille, sipas kreut te PSD-se, votat qe do te marre kjo parti nuk do te shkojne dem. Cdo vote per PSD eshte vote per te gjithe grupin, per fitoren e perbashket. "Perfaqesimin e PSD, pra nje vote per te ardhmen, se ne nuk i zhgenjejme ata qe do japin voten per ne. Sloganin yne zgjedhor "PSD - garanci per te majten", theksoi Gjinushi. R.Rapushi

Programi elektoral, perparesi punesimit e shtetit ligjor

Kongresi i Partise Socialdemokrate, miratoi dje dhe nje program elektoral te shkurtuar per 4 vite qeverisje. Ne thelb te ketij programi eshte anetaresimin i Shqiperise ne Bashkimin Evropian. PSD do beje pjese ne bashkimin e ri per ndryshim, bashkimin e te majtes e me gjere do paraqitet ne nje koalicion me PS e aleate te tjere, me bindjen qe ky bashkim eshte fitues ne qershor. "Perparesi iu japim punesimit, shtetit ligjor, arsimit, shendetesise, fusha keto qe per 4 vjet as nuk eshte tentuar te behet ndonje reforme apo pseudoreforme, por kane mbetur te harruara nga qeveria", theksohet ne program.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›