E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn ne fuqi rritja e pensioneve, perfitimet sipas kategorive

Pensionet me rritje, nis shperndarja. Lajmin e dha drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Evelina Koldashi. Ne nje takim me median, Koldashi tha se kane perfunduar llogaritjet dhe ka nisur qe dje shperndarjen lidhur me rritjen e pensioneve, ne masen 8 % per pensionet e pleqerise se qytetit, 10 % per pensionet familjare dhe te invaliditetit te qytetit, rritjen ne masen 22 % per pensionet e pleqerise, invaliditetit dhe familjar ne fshat, si dhe rritjen me 4 % per te gjitha pensionet suplementare te ushtarakeve, te punonjesve te Policise se Shtetit, te piloteve fluturues, te detareve, te punonjesve te ndermarrjeve ushtarake. ISSH njoftoi se trajtimi i vecante i ish punonjesve te nentokes, eshte rritur ne masen 10 %. "Dua te theksoj se te gjitha pensionet minimale te pleqerise shtes, pervec rritjes per 8 %, perfitojne dhe nje kompensim ne 190 leke, duke e cuar rritjen reale te te ardhurave minimale te pensionistit ne masen 10 %. Ne kete kategori pensionesh perfitojne 126.177 persona", tha Koldashi. Keshtu me kete rritje dhe shtese, te ardhurat minimale te pensionisteve qe marrin pension te plote pleqerie behet 12.226 leke. Ndersa kompensimin deri ne masen 190 leke, do ta perfitojne edhe pensionet e pjesshme te pleqerise shtet. Ky kompensim u jepet ne proporcion me masen e pensionit qe ata kane. Ky kompensim i ben keto pensione qe te perfitojne nje rritje reale te te ardhurave ne masen 10 %. Ne kete kategori perfitojne 44.077 persona. Por ne teresi kompensimin ne masen deri ne 190 leke e perfitojne 203.850 pensioniste. Sipas te dhenave te detajuara te ISSH-se ne total, nga rritja me e fundit perfitojne 283.702 pensione pleqerie urbane, 41.000 pensione invaliditeti urbane, 49.619 pensione familjare urbane. Ndersa ne fshat perfitojne 142.786 pensione pleqerie, 5467 invaliditeti dhe 11.333 pensione familjare. Nga kjo rritje do te transferohen drejt buxheteve familjare te pensionisteve 4.412 milione leke, fond i cili eshte vene ne dispozicion te ISSH-se nga qeveria. Nga ana tjeter ISSH thekson se, rritja e pensioneve nuk cenon asnje prej kompensimeve qe jane dhene gjate periudhave te meparshme. Pra te gjithe pensionistet pa perjashtim, pervec kompensimeve te perfituara me vendime te vecanta te qeverise, do te perfitojne edhe rritjen me te fundit qe ka filluar qe sot ne te gjitha zyrat postare. Qeveria miratoi ne fillim te kesaj jave, rritjen e rrogave dhe pensioneve e cila ka hyre ne fuqi qysh diten e djeshme. Gjate miratimit te ketij vendimi kryeministri Berisha theksoi se kjo rritje, vjen per te katertin vit radhazi dhe eshte nje premtim i mbajtur, i qeverise qe ai drejton. Sipas kryeministrit, kjo qeveri ka vendosur gjate ketyre 4 viteve ne rroga dhe pensione, rreth 500 milione dollare, kundrejt gjithsej 127 milione dollare te vendosura ne 8 vite te marra se bashku nga qeveritaret e meparshem. Kreu i qeverise deklaroi gjithashtu se me rritjen e fundit, rrogat e punonjesve te arsimit dhe shendetesise dyfishohen. Duke u nisur nga rritja e konsiderueshme, kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia kalon qartesisht me mbi 30 per qind, pagen mesatare te dy vendeve anetare te BE-se dhe barazohet me 3 vende te tjera ish- komuniste.

Pensionet minimale dhe maksimale, sa rriten

Te ardhurat minimale per pensionin e plote ne qytet, nuk mund te jene me te vogla se 12 226 leke ne muaj.

Te ardhurat minimale per pensionin e plote ne fshat, nuk mund te jene me te vogla se 7234 leke ne muaj.

Te ardhurat per pensionin maksimal ne qytet, behen 21.052 leke.

Rritja e pensioneve gjate periudhes korrik 2005 - maj 2009.

-Te ardhurat e plota minimale ne qytet ne vitin 2005 ishin 8350, ndersa nga sot behen 12. 226 leke. Pra, kemi nje rritje ne te ardhura prej 3876 leke ne muaj, ose 46.4 % krahasuar me vitin 2005.

-Te ardhurat minimale per pensionet e plota ne fshat, ishin 3630 leke, ndersa nga sot behen 7234 leke. Pra, kemi nje rritje ne te ardhurat prej 3604 leke ne muaj, ose 100 % krahasuar me vitin 2005.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›