Rama: Certifikate pronesie per fermeret, epoke e re e zhvillimit
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, premtoi dje nje reforme te re ne menyren e dhenies se titujve te pronesise ne fshat. Ne Llakatund te Vlores, kreu socialist vijoi berjen publik te programit te Partise Socialiste, qe sipas tij, do te nise te zbatohet qe ne 29 qershor, diten e pare pas zgjedhjeve parlamentare. Duke u ndalur tek reforma e pronesise, Rama theksoi se duhet te hapet nje epoke e re e cila duhet te filloje me dhenien e titujve te pronesise per te gjithe bujqit e fermeret. "Duhet te hapet nje epoke e re me sigurimin dhe konsolidimin e tokes permes nje Kodi te ri te Tokes, dhe duhet te vazhdoje me krijimin e nje aleance strategjike mes bujkut dhe fermerit nga njera ane dhe shtetit nga ana tjeter. Permes kesaj aleance ne mund te krijojme mireqenie", u shpreh Rama para banoreve te zones. Sipas tij, socialistet me ardhjen ne pushtet, do te krijoje, Ministrine e Zhvillimit Rural, e cila do te fokusohet vetem tek fshati. Kreu socialist, u shpreh se PS ne pushtet, do ti perqendroje te gjitha fuqite e saj intelektuale dhe financiare per zhvillimin e fshatit. Dhe kete sipas Rames, do ta beje me se miri nje institucion i posacem sic do te jete sipas tij, Ministria e Zhvillimit Rural. Socialistet sipas tij, do te jene ne krah te te gjithe bujqve e fermereve shqiptare, ne te gjitha komunat dhe fshatrat e vendit R. Rapushi