E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Situata ne zonen e Shkodres mbetet e veshtire

Kryeministri Sali Berisha pohoi sot se situata ne zonen e Shkodres mbetet e veshtire dhe se procesi i evakuimit nuk do te jete aftashkurter. Kryeministri i beri keto komente gjate mbledhjes se grupit parlamentar te partise demokratike.

Kryeministri Berisha shpjegoi se operacioni i ndarjes se ndihmave eshte me i komplikuar ne qytet gjysma e te cilit eshte permbytur nga ujerat e Bunes dhe liqenit. Niveli i liqenit tha kryeministri ka rene vetem me pak centimetra. Kreu i qeverise premtoi me pas se jane te gatshme perpjekjet per nderhyrje afatgjata te cilat do te realizohen tha ai pavaresisht kostove shume te larta por qe do te mundesojne zvogelimin e permasave te permbytjeve te mundshme.

Ditet e fundit opozita nderkohe ka bere thirrje qe buxheti per vityin e ardhshem te rishikohet duke i kaluar fondet per investime ne infrastrukture ne financime te projekteve qe do i jepnin zgjidhje problemeve te permbytjeve ne gjithe vendin

Per shkak te situates se krijuar kryeministri ka kerkuar shtyrjen e punimeve te parlamentit sic dhe ka njoftuar se edhe festimet e parashikuara per 20 vjetorin e pluralizmit do te zhvillohen ne nje moment tjeter

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›