E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Keqardhje qe demonstrata nuk ishte paqesore duhet dialog

/ /

Pak ore pas perplasjes ne bulevardin Deshmoret e Kombit Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian kane denuar njezeri ate qe ndodhi mesditen e djeshme ne Tirane.
Qendrimi i SHBA
Shtetet e Bashkuara te Amerikes denuan nepermjet zedhenesit te Departamentit te Shtetit P J Crowley perleshjen qe ndodhi gjate demonstrates se Partise Socialiste. SHBA-te shprehen keqardhje per humbjen e jeteve dhe plagosjet gjate protestave. Na vjen keq qe demonstrata nuk ishte paqesore dhe qe nuk u moren parasysh thirrjet per qetesi qe u bene perpara protestes tha zedhenesi i Departamentit te Shtetit P J Crowley ne konferencen e tij te perditshme per shtyp. Perdorimi i retorikes provokuese dhe sugjerimi apo toleranca e cdo lloj dhune i shkakton nje dem te madh popullit te Shqiperise i cili meriton me shume se kaq tha Crowley.
Qendrimi i BE
Komisioneri per Zgjerimin ne BE Stefan Fule dhe shefja e Diplomacise e BE-se Catherine Ashton shprehin keqardhjen qe demonstrata e djeshme e PS-se kaloi ne dhune. Ata u kane bere thirrje forcave politike per qetesi dhe te permbahen nga provokimet. Ne shprehim keqardhje te thelle per humbjen e jeteve njerezore gjate demonstrates se sotme ne Shqiperi. Demonstrimet jane instrumente te lirise se shprehjes dhe te grumbullimit paqesor per qytetaret. Na vjen keq qe tubimi i sotem kaloi ne dhune. Ne urgjentisht u bejme thirrje te gjitha forcave politike per te kerkuar qetesi dhe te permbahen nga provokimet. Ne menyre qe Shqiperia te perparoje ne rrugen e saj evropiane ne edhe nje here u bejme thirrje politikaneve shqiptare per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv politik per te zgjidhur pa asnje vonese te metejshme bllokimin e gjate politik dhe te mobilizojne energjite e vendit per kete qellim thuhet ne deklaraten e perbashket.
Reagimi ne Tirane
Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane delegacioni i Bashkimit Europian dhe Misioni i OSBE-se kane dale me nje deklarate te perbashket per shtyp ku kane denuar dhunen dhe perdorimin e forces. Shprehim keqardhje te thelle qe demonstrata e sotme ne Tirane nuk ishte paqesore dhe coi ne disa viktima. Dhuna dhe perdorimi i tepert i forces nuk mund te justifikohen dhe duhen shmangur thuhet ne deklaraten e perbashket per shtyp. Ne te njejten kohe komuniteti nderkombetar i akredituar ne vendin tone u beri thirrje paleve per qetesi duke theksuar faktin se Shqiperia i ka institucionet demokratike per te arritur nje dialog konstruktiv. Bejme thirrje urgjente per qetesi dhe permbajtje nga te gjitha palet dhe qendrimin e tyre larg provokimeve. Shqiperia eshte nje vend demokratik aspiron per anetaresim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Per rrjedhoje riperserisim thirrjen tone per dialog konstruktiv dhe kompromis per te zgjidhur mosmarreveshjet politike ekzistuese perfundon deklarata e perbashket e Ambasades Amerikane ne Tirane misionit te OSBE-se dhe Komisionit Europian.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›