E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ironizon konferencën e PS: Pamë komendinë e rilindjes

28-08-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit në detyrë, Jozefina Topalli ka reaguar sot në Facebook për konferencën dy ditore të Partisë Socialiste mbi territorin e ekonominë e titulluar, ‘Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Topalli ironizon konferencën duke e cilësuar herë parodi dhe herë shfaqje.

“Dy ditët e fundit pamë serinë e dytë të parodisë të ujit të ftohtë. Kësaj radhe live.!
Në ditën e parë, dëgjuam ide “inovatore” si : Fëmijët do rrëshqasin mbi piramidë, apo, se si në vilën e diktatorit do të flejnë artistë dhe legjislatorë inovatorë për të ndarë jo vetëm ide e frymëzime; Në ditën e dytë të seminarit, ekonomistët e mendimit botëror, sic i quajti vetë rilindasi, ftohen cdo premtim të Ramës të bërë në
fushatë, përvec atyre për shëndetësinë falas dhe për legalizimet falas, sepse për këto nuk flitet më prej kohësh”, shprehet ajo.

Topalli u shpreh më tej se, “Në mbyllje të shoët, rilindasi bëri një premtim që nuk e kishte artikuluar asnjëherë gjatë fushatës: “Pas 3 muajsh nuk do ketë drita!” Por pavarësisht kësaj, të gjithë rilindasit ishin në një mendje se shfaqja, që atyre u pëlqen ta quajnë konferencë, ishte një histori suksesi!Duket si shaka, por në të vërtetë nuk është. Nuk është komediahyjnore e Dantes. Është “komedia e rilindjes”. Por për rastin në fjalë, sic thotë Carol Burnett “ Comedy is tragedy plus time”.

Ajo nuk la pa ironizuar edhe kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, ndërsa shkroi se, “Një personazh që i thotë vehtes kryeministër edhe pse ende nuk është dekretuar nga Presidenti, edhe pse ende nuk është votuar në parlament, edhe pse ende nuk ka bërë betimin, jo për kryeministër por as për deputet, i premtoi shqiptarëve se “pas 3 muajve nuk do keni drita”, tamam si 20 vite më parë kur paraardhesi i tij i tha shqiptarëve se “vetëm për 6 ditë ka bukë…”

“Shfaqja vazhdon….Ne, tani kemi detyrën e shenjtë të bëjmë opozitë të fuqishme, të ngrihemi e të mbrojmë interesat e shqiptarëve nga këta donkishotë, që kërkojnë të kthejnë të shkuarën, nga këto, që kërkojnë revansh”, përfundoi deklarata e saj në rrjetin social Facebook.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›