E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritan Shehi: PS dëshmoi që nuk ka vizion për qeverisje

28-08-2013 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka përkufizuar konferencën “Shqipëria e gjeneratës tjetër”, të organizuar nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, si një event që nxjerr në pah konfuzionin programor dhe politik të qeverisë së ardhshme, si dhe mungesën e një vizioni të qartë për qeverisjen e vendit. Ai e përshkroi eventin e PS si një “konferencë NGO-shë, organizatash joqeveritare, e organizuar thjesht për të thënë diçka. “Nuk pashë elemente konkretë, elementë që lidhen me programin e një kryeministri dhe një qeveria që do marrë pushtetin pas pak javësh”, komentoi Shehi. Më tej politikani i djathtë tha se në konferencë u hodhën vetëm elemente deklamative e spekulative që kanë shoqëruar tërë fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste. “Duke pasur pararasysh deklaratat e premtimet e bëra nga zoti ama gjatë fushatës elektorale, deklaratat e djeshme hyjnë padyshim në grumbullin e madh të spekulimeve politike që ka bërë dhe po bën partia socialiste dhe në grumbullin e madh të konfuzionit politik dhe logjik që demonstron mungesën e një programi të qartë për zhvillimin e vendit e për hapat konkrete që duhet të hedhin pas marrjes së mandatit qeverisës”- tha Shehi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›