E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sondazhet tregojnë se Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve, Sali Berishën 90% e demokratëve

Sali Berisha

Kryeministri i vendit Sali Berisha po mban një takim me gazetarët. Në fjalën e tij Berisha ka folur për një sondazh lidhur me zgjedhjet e ardhshme. Kreu i qeverisë dha shifrat e sondazhit por nuk tregoi kompaninë e realizimit të kësaj ankete.

E dini ju se si i dalin pollet Ramës. Më dëshpërueset në karrierë, në të gjithë jetën e tij nuk ka pasur pollet të tilla dëshpëruese. Një, Partia Socialiste 5 pikë pas Partisë Demokratike, jo me koalicion. Dy, Ramën e votojnë vetëm 40% e socialistëve. Berishën e votojnë 90% e demokratëve. 35% e socialistëve votojnë Lul Bashën, tha Berisha.

Berisha edhe një herë ka ritheksuar se presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë ai u shpreh qartë se Presidenti duhet të jetë politik edhe pse do të kontrollojë një prej pushteteve të ndarë nga ekzekutivi.

Akuza e të përditshmes kosovare?

Djali im i ka dhënë përgjigje të qartë kësaj. Cili është realiteti tjetër. Kjo ishte një klithmë e radhës e mafies së dëshpëruar. Për Sali Berishën, mafia nuk ka dhe, atdheu i saj është shpella ku ndan paratë e krimit. Mafia nuk ka fytyrë ka vetëm fytyrën e krimit. Nuk ka moral ka vetëm trofenë që plaçkit. Në rastin konkret janë përgjigjur sot qartësisht si Enti si OST, e cila ka informuar shqiptarët se oferta për të cilën pretendon Edi Rama është 30% më e shtrenjtë, më e kushtueshme se oferta për të cilën drejtuesi i OST-së mendon se duhet të fitojë. Ministria e Financave ka informuar sot shqiptarët, nuk ka pranuar dhe nuk pranon një borxh prej 10 milion dollarë më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve për shkak të preferencave që tregon cilidoqoftë për një kompani për të përjashtuar një tjetër.

Sot u kujtua edhe ky (Edi Rama) të bëhet patriot më së fundmi. Unë e mirëpres por ra në grackë. I doli, noton edhe ky te 30%. Linja do bëhet nuk ka diskutim.

Presidenti i ri?

Do jenë forumet edhe keptari që do e përcaktojnë. A do bëhen konsultime? Padiskutim. Konsultime mund të bëhen edhe me opozitën, nuk e përjashtoj faktin. Ky proces, nuk mund të them se nuk do të jetë kushtetues, por konsultimet nuk përjashtohen. Nuk do po them hajde dëgjo atë që them unë, konsultimet janë të hapura por presidenti do të jetë një nga personalitetet e shquara të PD-së. Tani po bëhen konsultim, jo të jetë pa parti, jo as i majtë e as i djathtë, por këto teori u pëmbysën në zgjedhje. E keni dëgjuar që ta përdorë më përtej së majtës dhe së djathtës? Presidenti do të jetë politik, ai nuk është post bamirësie. Ka pushtet të fuqishëm në sistemit e drejtësisë. Duhet të jetë njeri me integrimit të lartë me fibër politike, patriot dhe atdhetar. Në mënyrë që të ketë një president të suksesshëm të vendit.

Kanë sjell një amendament që për Presidenti i Republikës duhet të votohet me zarf. Ata pretendojnë se kjo është në rregulloren e Parlamenti Evropian. Nëse e ka, ne do e pranojmë. Vetëm maska po kërkuan mos pranoni u thash (bashkëpunëtorëve). Uroj që të sjellin dokument që ekziston në praktikë ne parlamentit evropian.

Situata në Maqedoni dhe Mitrovicë?

Incidentet nuk mund të bëhen shkas për të nxitur konfliktualitet të marrëdhënieve ndëretnike. Paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë është interesi jetik i shqiptarëve dhe ne nuk ndryshojmë nga ky pozicion. Kufijtë aktual janë interesi më i mirë i shqiptarëve. Për sa u përket zhvillimeve në veri të Kosovës kemi të bëjmë me rikthim të praktikave tipike të kohës së Millosheviçit.

Propozim i Topit për nënkryetar të KLD-së?

Propozimi i nënkryetari i KLD-së në përputhej me ligjin është kompetencë e Presidentit të Republikës dhe këtu nuk ka asgjë kundër. Si do e përdor këtë kompetencë, nuk ka asgjë për tu habitu, është e qartë që po e përdor duke thyer kushtetutën. Ajo që bëjmë ne qartësojmë qytetarët. Të kanë dhënë një të drejtë të mbash fjalim në ballkon por nëse hidhesh nga ballkoni është abuzim me të drejtat e tua. Nuk kemi asnjë nisëm veçse deklarojnë se gjithçka është në kundërshtim me Kushtetutën.

/F.Stafa/

(vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›