Berisha: Sot hapen qëndrat e regjistrimit të qytetarëve
Kryeministri Berisha prezantoi sot, në mbledhjen e qeverisë, modelin e personalizuar të dokumentave të reja të identitetit. Ai garantoi se proces zgjedhor 2009 do jete me lista zgjedhore dhe me letërnjoftime, elektronike
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot, në mbledhjen e qeverisë, modelin e personalizuar të dokumentave të reja të identitetit, letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike. Kreu i qeverisë lajmëroi gjithashtu se duke nisur nga sot të gjithë qytetarët shqiptarë duke nisur nga Tirana do regjistrohen me dokumentat e reja.
"Sot hapen qendrat e regjistrimit të qytetarëve në qytetin e Tiranës, sepse lëshimi i tyre do të fillojë nga qyteti i Tiranës dhe procesi po ecën sipas parashikimit", u shpreh Kryeministri Berisha. Me këtë rast, Berisha prezantoi modelin e parë të ri të personalizuar të kartës dhe pasaportës biometrike. Modeli i parë mbante emrin e shtetases Najada Solit.
"Në dokumentat e reja të identitetit janë vendosur simbolet tona kombëtare, figura e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe flamuri kombëtar".
"Janë garancitë e plota që qytetarët shqiptarë do të votojnë me letënjoftimet e reja elektronike. Ky do të jetë një proces zgjedhor me lista zgjedhore elektronike dhe me letërnjoftime elektronike", tha Kryeministri Berisha.
(d.b/BalkanWeb)