Mjekët: Status të vecantë për ne bluzat e bardha
Kërkesa u bë sot gjatë një konference për shtyp nga drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli. Ajo i bëri thirrje sot ligjvënësve të vendit te hartojne nje ligj, për krijimin e një statusi të veçantë për mbrojtjen e mjekëve
TIRANE-Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë (QSUT) i bëri thirrje sot ligjvënësve të vendit, lidhur me nevojën e hartimit dhe miratimit të një ligji për krijimin e një statusi të veçantë për mbrojtjen e mjekëve.
Kërkesa e vecantë u bë gjatë një konference për shtyp nga drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli. Kreu i QSUT-së shprehu sot indinjatën dhe shqetësimin, në lidhje me aktet e dhunës ndaj mjekëve të ndodhura kohët e fundit. Ajo dënoi këto akte si precedentë thellësisht negativë, të pakuptimtë, ndaj të cilëve duhet mbajtur një qëndrim distancues dhe kritik nga të gjithë, qytetarë të thjeshtë, apo aktorë politikëbërës, si dhe nga ata që ushtrojnë ndikim të gjerë në opinionin publik. Me këtë rast, drejtoresha Kuli i drejtoi një kërkesë specifike mediave për të mbështetur mjekët. "Të punojmë të gjithë së bashku për të rikthyer besimin në punën fisnike të mjekëve", tha ajo.
"Kërkoj mbështetjen e të gjithëve, në mënyrë që gjithsecili të bëjë aq sa mundet që bluzat e bardha të marrin vlerësimin e takuar, atë të të cilët ushqejnë shpresë dhe shpëtojnë jetë njerëzish".
Kreu i QSUT-se tha gjithashtu se pavaresisht protestes se mjekeve, puna në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë nuk është bojkotuar.
"Eshtë shpallur një protestë e profesoratit të Fakultetit të Mjekësisë. Ne nuk jemi kundër grevave, por ato duhet të bëhen gjithnjë brenda rregullave të caktuara, ligjshmërisë, një grevë me platformë të caktuar dhe e paralajmëruar".
Ajo shtoi se "ne do t’i përmbahemi atyre kritereve, të cilat përcakton ligjshmëria e shpalljes së grevave". "Nuk është kompetenca ime si drejtuese e QSUT-së që ta shpall grevën, apo ta pranoj atë; ajo drejtohet nga sindikatat dhe bëhet në bazën e një platforme të caktuar", tha drejtoresha e QSUT-së Kuli.
Protesta e paralajmëruar e mjekëve vjen si reagim pas ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë, kur u plagos mjeku endokrinolog Agron Ylli.
Mjeku Ylli u qëllua me thikë, nga një person, i cili kërkoi me forcë dhënien e fletës së kempit për bashkëshorten e tij. Kjo ngjarje shënoi rastin e tretë brenda këtij viti të dhunimit ndaj bluzave të bardha, pas dhunimit të kardio-kirurgut Ali Refatllari dhe mjekut neurolog të spitalit të Vlorës, Kosta Koçiu.
(d.b/BalkanWeb)