E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentarja Topalli vizite zyrtare në Francë

Topalli dhe delegacioni shqiptar do priten në takime nga kreu i Asamblesë Kombëtare, Bernard Accoyer; nga kreu i Senatit francez, Larcher, si dhe do marrin pjesë në një seancë plenare që zhvillohet me pyetje-përgjigje 

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore (17-18 dhjetor 2008) në Francë, në krye të një delegacioni. Sic bëhet e ditur nga një njoftim për shtyp, i Zyrës së Kuvendit, kryetarja Topalli dhe delegacioni që e shoqëron do të priten në takime nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Bernard Accoyer; nga Presidenti i Senatit francez, Gerard Larcher, si dhe do të marrin pjesë në një seancë plenare që zhvillohet me pyetje-përgjigje për Qeverinë franceze.
Nga të njëjtat burime mësohet se pritet gjithasht që Kryetarja Topalli të zhvillojë një vizitë në kanalin televiziv të Asamblesë Kombëtare LCP (La Chaine Parlementaire), ku do të pritet nga Presidenti i LCP-së, Richard Michel.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›