Nis punimet autostrada Vernicë-Merdarë

Autostrada Durrës-Morinë nis rrugën e saj drejt fundit edhe në anën tjetër në shtetin e Kosovës. Përmes një ceremonie që qeveria e Kosovës organizoi në nisjen e punimeve të kësaj autostrade nga Vërnica, autoritetet kosovare por edhe shqiptare shprehen rëndësinë e padiskutueshme të këtij projekti madhor për popujt tanë. Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e vuri theksin tek vlerat e mëdha patriotike të kësaj rruge. Për kreun e qeverisë së Kosovës, kostoja e kësaj rruge është plot 1 shekull pritje.
Ndërkaq, kryeministri shqiptar Sali Berisha në fjalën e tij tha se kjo rrugë është jetësimi i endrrës shekullore të dy vendeve. Z.Berisha premtoi një tjetër projekt po kaq madhor mes Tiranës dhe Prishtinës dhe që ishte ngritja e hekurudhës mes dy vendeve.
Sipas tij qeveria e Kosovës edhe njëherë i faktuan kombit se ata janë të vendosur për çdo vendim në interesin kombëtar dhe se në inters të kombit nuk njohin çmim.
"Inagurimi i koridorit të kombit vetëm më pak se dy vjet që Kosova është e pavarur dëshmon se çfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë" theksoi Berisha.
President i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se kjo rrugë përfundon ndarjen e imponuar shekuj më parë dhe përmes Kosovës do tu japim mundësi qytetarëve të shijojnë bregdetin e Adriatikut dhe e anasjellta do shkurtojnë largësinë e Shqipërisë nga Prizreni.
"Kosova do të afrohet me detin ndërsa Shqipëria do të ketë mundësi më shumë për lidhje me Ballkanin perëndimor", u shpreh Sejdiu duke shtuar se ata që kanë kundërshtuar lidhjen e dy vendeve për shkak të kostos së lartë të autostradës do të binden për të kundërtën nisur nga përfitimet.
Autostrada Morinë-Vermicë-Prizren-Merdare është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipërisë. Projekti, i cili kushton 700 milionë euro është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk "Bechtel & Enka", kompani e cila ka ndërtuar edhe durrës-morinë. Ndërtimi I saj pritet te zgjase 3 vjet, dhe pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve. Autostrada parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues.