E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Sot uragani i fitores sonë drejt Fierit

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha do të prezantojë sot në Fier kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë në këtë qark.

Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Facebook, kryeministri është shprehur se do të çojë drejt Fierit uraganin e fitores.

“Të dashur miq! Uragani i fitores sonë elektorale të 23 qershorit feston sonte në ora 19:00 në sheshin madhështor të qytetit. Ftoj të gjithë qytetarët e Fierit të festojmë sëbashku hapjen e fushatës elektorale të fitores sonë! Përpara drej fitores”, shkruan ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›