Rama në PE: Angazhim për marrjen e statusit brenda mandatit të parë qeverisës
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka shprehur angazhimin e tij në Parlamentin Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda mandatit të parë qeverisës.
I ftuar në Parlamentin Evropian nga grupi socialist dhe demokrat, kryesocialisti Rama bëri një rezyme të shkurtër të Programit të Partisë Socialiste lidhur me proceset kryesore për të cilat socialistët janë angazhuar për të ndërtuar në qeverinë e majtë që do dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë takim Rama theksoi se një pikë e rëndësishme e programit për një Rilindje Shqiptare është ribashkimin me Europën, si një proces që duhet dhe do të nisë në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët, për ndërtimin e standardeve evropiane në Shqipëri.
Zyra e PS-së, bën me dije se lideri i opozitës u është përgjigjur edhe pyetjeve të parlamentarëve europianë lidhur me klimën parazgjedhore në Shqipëri si dhe pritshmërinë për zgjedhjet e 23 qershorit.
Rama u ka kërkuar rreth 200 eurodeputetëve që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri duke kujtuar se “sigurisht zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë i madh sepse s’janë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara”.
Në këtë seancë e posaçme të zhvilluar në Parlamentin Europian Edi Rama ka shprehur bindjen se e majta do t’i fitojë zgjedhjet, duke renditur një prej arsyeve edhe bashkimin e së majtës, si faktor që konsolidon fort fitoren e qëndrueshme të socialistëve dhe progresistëve në 23 qershor.
Kultura e pandëshkueshmërisë ishte një tjetër çështje për të cilën Edi Rama u angazhua për një vullnet të hekurt në zbatimin e ligjit nga çdo qytetar i këtij vendi duke nisur së pari nga kabineti qeverisës. Po ashtu Rama u fokusua në objektivat e qarta dhe të mirëpërcaktuara nga PS për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, duke u sqaruar parlamentarëve evropianë planin e PS për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza, për rikthimin e Shqipërisë në punë dhe për nxitjen me politika lehtësuese të prodhimit vendas.
Në emër të grupit socialist dhe demokrat në PE presidenti i këtij grupimi Hanes Svoboda uroi kryetarin socialist Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve, duke iu drejtuar Ramës, "në vizitën tjetër ju presim si kryeministër".
(e.m/BalkanWeb)