E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: S’ka transparencë në emërimet e gjyqtarëve e prokurorëve

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha i kërkoi Ministrit të Drejtësisë sot në mbledhjen e qeverisë të këmbëngulë që KLD të marrë masa për procedura transparente në emërimin, transferimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Raporti i KE-së shpreh probleme shume serioze në procedurat e emërimit, transferimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është e domosdoshme që ekipi i KE-së që asiston reformen ligjore në vend të angazhohet në përcaktimin e kritereve dhe standardeve transparente në emërimin, transferimin dhe shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve.”

Duke vlerësuar punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Berisha u shpreh se ka ndjekur me interes mbledhjen më të fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) ku u kërkua që të hiqet imuniteti i gjyqtarëve.
“Unë kam ndjekur me interes debatin që u zhvillua për të vendosur një standart të ri, lidhur me mbledhjen e KLD, për kufizimin e imuniteti për gjyqtarët, pashë se ky propozim u kundërshtua nga disa përfaqësues në krye të këtij instutcioni. Por, ju ministër i drejtësisë duhet të keni përparësi që të kërkoni nga KLD që të vendosen procedura transparente në këto emrime dhe shkarkime që janë jo trasnparente dhe të dyshimta”.

Imuniteti i deputetëve
I përqëndruar tek imuniteti i deputetëve, Berisha sot në mbledhjen e qeverisë përshëndeti iniciativën e mazhorancës për kufizimin e imunitetit. Berisha ftoi opozitën të përgatisë propozimet që dëshiron për këtë pikë, propozime që sic tha Berisha do amendonin dhe vetë Kushtetutën.
“Për deputetët bëmë zgjidhjen, se kjo zgjidhje është meritë e deputetëve të shumicës, të cilët pranuan të vendosin një standart të ri në historinë e paralamentit shqiptar. Nëse opozita është vërtet e interesuar për kufizimin e imunitetit, le të sjellë propozimet për të amenduar Kushtetutën.

Ajri dhe uji
Në fillim të mbledhjes Berisha u fokusua dhe tek cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve. Ai premtoi se pas zgjedhjeve lokale, qytetarët e Tiranës do të përfitojnë nga puna e Bashkisë ajër më të pastër dhe pastrit të ujrave të zeza. “Pas zgjedhjeve lokale te 8Mmajit, kryetari i ardhshëm i Bashkise së Tiranes do te kete perparesi kryesore perpunimin dhe unifikimin e ujrave te zeza te kryeqytetit, mosderdhjen e tyre në det, por nje trajtim paraprak. Prioritet do të jetë dhe zvogëlimi i ndotjes së ajrit, ku në Tiranë është problem. Ne do të bëjmë cdo përpjekje kundër ndotësve të ajrit”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›