E Diel, 1 Nëntor 2026

8 maji, SHBA: Zgjedhjet të rëndësishme,360 mijë $ për t'i vëzhguar

TIRANE-  Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se zgjedhjet vendore janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe ofrojnë një ndihmë prej 360 mijë dollarësh për vëzhgimin e tyre.

“Më lejoni ta nis duke shpjeguar pak mbi atë që Shtetet e Bashkuara planifikojnë të bëjnë për përgatitjet e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Jam i kënaqur të kumtoj se në total SHBA afrojnë afro 360 mijë dollarë për këto zgjedhje. ...

Vëzhgimi i zgjedhjeve është pjesë kryesore e dits së zgjedhjeve dhe ndihmon në sigurimin që zgjedhjet të jenë të besueshme në përputhje me ligjin.”- nënvizoi ambasadori amerikan Arvizu sot paradite në një prononcim për shtyp nga zyra e shtypit e ambasadës.

Ambasadori informoi se ndihma do të shkojë tek organizatat e shoqërisë civile në përpjekjet e tyre për të vëzhguar zgjedhjet, ndërsa ata kanë formuar së bashku një koalicion vëzhguesish vendorë. Gjithashtu SHBA do të sigurojnë një koordinues me përvojë për trajnime i cili do të punojë me këto organizata e të tjera.
Sipas zoti Arvizu vëzhgimi i trajnuesve është i rëndësishëm dhe ata duhet të marrin përgjegjësitë që kanë.

Duke i vlerësuar  zgjedhjet vendore si "e ardhmja e Shqipërisë" Arbizu tha se SHBA pret të shohë konkurencë në këto zgjedhje.
"Në SHBA shpesh themi që e gjithë poltika është vendore. Dhe këto zgjedhje vendore janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Presim të shohim konkurencë dhe fushatë zgjedhore mes shumë partive duke përfaqësuar pikëpamje të ndryshme. Zhvillimi i fushatës është pjesë e procesit demokratik dhe është e nevojshme. Qytetarët duhet të dëgjojnë cka thonë politikanët, dhe ata që i përfaqësojnë dhe ti marrin vendimet e tyre. "- nënvizoi ambasadori Aleksandër Arvizu.

Më pas ambasadori njoftoi për nismën e konkursit që ambasada amerikane do të publikojë javën e ardhshme në profili e saj në facebook. Konkursi do të jetë për sloganin apo fraza më e mirë që ka në vetvete frymën e zgjidhjeve, dhe sllogani i ambasadorit është: "Bëni që zëri juaj të dëgjohet! 8 MAJI, zgjedhjet vendore në Shqipëri".  Ambasadori shtoi se do të ketë cmime që do të ndahen për slloganin më të mirë.
Ambasadori vuri theksin te rëndësia e votës dhe e drejta e cdo qytetari per te votuar per te vendosur te ardhmen e tij. 
"Cështja thelbësore qëndron se cdo person madhor ka një votë për të dhënë. Kështu që nëse ju quheni Sali Berisha keni një votë, Edi Rama një votë, Ina Rama, ka një votë, Luan Rama një votë. Më duket se ka dy persona me Luan Rama i bie dy vota. Thelbi i kësaj që po përpiqem të them është që vota juaj ka vlerë. Pavarësisht se cilido ti mund të jesh, vota ka vlerë. Jam i sigurtë se ndërsa sot do të transmetohet sot në kronikat televizive, apeli që unë kam për qytetarët është se votajuaj ka vlerë. Është gjithashtu e rëndësishme për ato parti politike të cilat nund tu ofrojnë qytetarëve shqiptarë një mundësi zgjedhjeve në zgjedhjet vendore, sepse këto zgjedhje janë për të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo është arsyeja se përse zgjedhjet janë kaq të rëndësishme dhe përse SHBA ka vendosur të japë fonde për to".- mbylli deklaraten Ambasadori amerikan.
(s.g/Balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Zgjedhjet, SHBA: 360 mijë USD për vëzhgimin e 8 majit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›