E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 6 kg kanabis, pranga 5 shtetasve

TIRANE-Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Strukturat Kundër Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, bënë të mundur sekuestrimin e rreth 6 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe arrestimin e 5 shtetasve si posedues e shpërndarës së saj.
Sipas burimeve të Policisë, në sajë të aplikimit të gjërë të metodave speciale të hetimit, u arrit kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasve:• Bledar Daci, 23 vjec, banues në Tiranë, Bledar Ramaj, 20 vjec, lindur dhe banues në Tepelenë, Blendi Bejko, 20 vjec, banues në Tepelenë, Ramadan Ramaj, 29 vjec, lindur dhe banues në Tepelenë, i dënuar më parë në Greqi për "Prodhimit, shitje dhe mbajtjes se lendeve narkotikeve, Eugen Lazri, 22 vjec, banues në Tiranë, i denuar me pare me kusht per vepren penale "Prodhimit, shitje dhe mbajtjes se lendeve narkotikeve ", ndersa Kiçion Duli, 22 vjec, banues në Tiranë, eshte shpallur ne kerkim ndërkohë që po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre, u arrit në kuadër të operacionit policor të koduar "Kompleks", pasi nga informacionet e disponuara nga agjentë dhe specialistë të këtij seksioni, rezultoi që këto shtetas tregëtonin dhe shpërndanin në zona të ndryshme në Tiranë, lëndë narkotike, kryesisht e llojit Kanabis Sativa.
Gjatë ecurisë së hetimeve në ngarkim të tyre, rezultoi se lënda narkotike vinte nga qyteti i Tepelenës, me synim më pas tregëtimin dhe shpërndarjen në zona të ndryshme në Tiranë, një pjesë e cila ishte pregatitur në porcione të ndara, e destinuar për tregun e brendshëm në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 6197.8 gram bime e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, 5 cope celulare te markave te ndryshme. Nje automjet me targe TP 3501 b, i markes benz, Sasia prej 1 milion e 83 000 lekë, shume e cila dyshohet se ishte e përfituar nga kjo veprimtari. Nje sasi qesesh dhe natribani qe sherbenin per amballazhimin e bimes narkotike, mbetje lende narkotike te dyshuar kanabis sativa ne te gjitha ambientet e baneses se shtetasit Kicion Duli, etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›