E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Synimi ynë, cilësia e përgatitjes së studentëve

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot ambjentet e reja të Universitetit Bujqësor në Kamëz. Në fjalën e tij kryeministri Berisha kërkoi nga stafi petagogjik arritjen e standarteve në cilësinë e përgatitjes së studentëve.
 

“Punë e madhe kërkohet të bëhet bashkarisht sikundër realizuam këto standarte në shkollat e mesme të synojmë të arrijmë standartet më të larta në rajon e më gjërë në cilësinë e përgatijes së studentëve” theksoi Berisha duke shtuar se cilësia e studentëve duhet të përshtatet me nevojat e tregut të cilat janë gjithmonë në ndryshim.
 

Ai gjithashtu theksoi se qeveria do të vazhdojë investimet në të gjitha universitet e vendit që ato të kenë laburatorët më modern.
“Universitetet po pësojnë transformime të ndejshme, Ju duhet të udhëhiqni kërkimin shkencor në bujqësi, nëkëtë fushë themelore për zhvillim e vendit” theksoi më tej Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se tjetër përparësi e qeverisë është edhe kultivimi i drurëve arror të cilat sipas tij kanë një treg të pashtershëm.
"Shqipëria është vend me pak tokë por ka tokën me cilësinë më të lartë. Shqipëria është një vend i vogël por është vend me potenciale të mëdha” theksoi Berisha duke shtuar se vendi është vetëm në fillimet e transformimit të madh të bujqësisë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›