Regjistrimi, peticioni mbërrin në kishën e Laçit

Aleanca “Kuq e Zi” është ndalur sot në kishën e Laçit, ku besimtarët katolikë kanë nënshkruar peticionin kundër regjistrimit në baza etnije dhe feje.
Në firmosjen e peticionit kanë marrë pjesë me qindra vetë, ndërsa aktivistët janë shprehur njëzëri se, regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare është anti-kushtetues.
Aktivistët e aleancës “Kuq e Zi” edhe njëherë kanë kërkuar hetimin e falsifikimeve në regjistrat e gjëndjes civile.