E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Synimi ynë punësim masiv. Rama kërkon të largojë investitorët

berishaShkodër- Kryeministri Sali Berisha është ndalur ditën e sotme në Malësinë e Madhe ku ka bërë inagurimin e rrugës Shkodër-Hani i Hotit, ndërsa ka kërkuar votën e qytetarëve më 23 qershor, duke premtuar rritjen e vendeve të punës. Shefi i ekzekutivit u shpreh se kjo rrugë është një arritje e madhe për vendin, duke thënë se shërben si një lidhje mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje të veriut.

Rruga ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Malësinë e Madhe me Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë është rrugë e një rëndësie të madhe, për zhvillimin e Shkodrës dhe të mbarë Shqiprërisë. Është rruga e komunikimit me fqinjët e Malit të Zi por edhe vende si Kroacia, Sllovenia, etj. Rruga është e parametrave të shkëlqyer e cilësisë më të lartë. Hyrje veriore dinjitoze për Shkodrën mijëra vjeçare. Me ndërtimin e kësaj rrugë qytetari shqiptar dhe miqtë e Shqipërisë nga Hani i Hotit deri në Gjirokastër udhëtojnë në rrugë të reja,- tha kryeministri.

Shefi i ekzkutivit ka sulmuar edhe premtimet e bëra nga kreu i opozitës, Edi Rama, për taksën progresive, duke thënë se qëllimi i socialistëve është të rrisin papunësinë. Berisha deklaroi se kjo taksë është përdorur nga komunistët dhe synon largimin e investitorëve.

Ky është plani ynë. I bazuar në liritë ekonomike. I bazuar në besimin tek energjitë tuaja. Tek taksat e ulëta. Ka një plan tjetër të rritjes së taksave. Taksa e sheshtë është taksa e të dhjetave. Taksa më e ndershme në shekuj dhe mijëvejçarë. Ai që merr 10, paguan vetëm një, ai që merr 1000 paguan një qind herë më shumë se ai që merr dhejtë. Taksa që ofron shokui i autobusit është taksa e paraqitur për herë të parë në manifestin komunist të Marksit. Në vtin 46 e futi për herë të parë dajua i shoferit të autobusit Spiro Koleka. Është taksa e largimit masiv të investiorëve, e rrënimt të mijërave vendeve të punës. Rritjes së papunësisë,- vijoi ai.

Më tej kryeministri premtoi se gjatë mandatit të ardhshëm do të rriten grantet për fermerët dhe do të hapen 100 mijë vende pune në bujqësi. Ndërsa një tjetër sekor që do të zhvillohet sipas Berishës është turizi. Ai ka premtuar se aty do të rritet numri i të punësuarve.

Do marrim statusin kandidat, do hapim negociatat me BE-në dhe SHBA-të. Vitet që vijnë me heqjen e taksave bizneset do zgjerohen me 40%. Invetimet e huaja do rriten me 40%. Nga 4.2 mld në 6.2 mld. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit sepse ne për të gjithë frmerët do të trefishojmë grantet nga 56 milion, në 165 mln dollarë. Për fermerët kemi dhenë mbështetjen totale duke sjellë rimbursim në dorë të TVSH-së për makinerit, dhe çdo gjë që përdoret për të shtuar prodhimin. Të rimbursojmë me para në dorë akcizën e naftës. Është mbështetja më e madhe që i jepet bujqësisë. Në katër vitet që vijnë, bujqësia do të punësojë 30% më shumë me sa ato që kemi marrë,- deklaroi ai.

Kreu i qeverisë u shpreh se zhvillime do të ketë edhe në sektorin teknologjik. Ai u shpreh se kjo do të sjellë më shumë vende pune. Gjithashtu synimi i qeverisë është edhe ndërtimi i sa më shumë HEC-eve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›