E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Evropën Qendrore, valë evakuimesh në Dresden (FOTO)

evakuimetEvropë- Rreth 600 njerëz janë evakuuar në Dresden teksa përmbytjet vazhdojnë të kërcënojë pjesët jugore të Gjermanisë, Austrisë dhe Republikës Çeke.

Niveli i lumit Elba në qytetin historik gjerman nuk pritet të kulmojë deri të enjten në mëngjes.

Punonjësit e emergjencës kanë qenë duke vendosur mbuorja metali para kërcënimit të ujit në qytetin austriak të Krems-it.

Së paku 12 njerëz kanë vdekur dhe dy janë të humbur si pasojë e përmbytjeve nëpër tre vendet.

Shtatë vdekje janë regjistruar në Republikën Çeke dhe tre në Gjermani, ndërsa dy persona janë raportuar të vdekur dhe dy të zhdukur në Austri, sipas një përditësimi të Komisionit Evropian në fillim të së martës në mbrëmje.

dresdem2Përmbytjet

Pjesë të Gjermanisë nuk kanë parë të tilla përmbytje të rënda në shekuj. Megjithatë, në Republikën Çeke, niveli i ujit është stabilizuar në kryeqytetin Pragë, ku ka pasur frikën e përsëritjes së fatkeqësive së 2002-ës dhe 1997-ës.

dresden3Përmbytjet

Nivelet e lumit u rritën pasi shiu papritur vërshoi në pranverën shumë të lagësht. Mijëra njerëz lanë shtëpitë e tyre në Republikën Çeke në ditët e fundit.

Hallka kryesore hekurudhore që lidh Pragën dhe Berlinin në Gjermani ka qenë nën ujë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›