E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Lawrence: Nuk do i heq asnjë kilogram trupit tim

LOS ANGELES-Edhe pse me format e saj trupore konsiderohet si njëra nga aktoret më të bukura në Hollivud, prapë bukuroshja Jennifer Lawrence merr kritika të shumta në adresë të peshës së saj, ku shpesh quhet “e trashë, e shëndoshë”. Aktorja e bukur tani ka vendosur në mënyrë të hapur të flasë rreth peshës së saj, e cila, siç shprehet vetë aktorja, është bërë gati e papranuar në Hollivud.

“I dashuri im ‘çmendet’ pas trupit tim. Kjo është një arsye që mos të humb asnjë kilogramë”, tha kjo bukuroshe.

Edhe pse me miliona adhurues si dhe magjepsjen me rolin e Katniss-it në filmin “Hunger Games”, Jennifer Lawrence gjatë intervistës për mediat e huaja e ka pranuar se shpesh e ndjen sikur nuk i përket botës së Hollivudit.

“Në Hollivud, unë konsiderohem me peshë të tepërt. Më konsiderojnë së një aktore të shëndoshë”, është ankuar biondja terheqese. “Mirëpo, unë kurrë nuk do të privoj veten nga ushqimi dhe nese kete e kerkon roli filmik”, ka shtuar Jennifer.

Ajo e pranon se njëra nga arsyet se perse nuk dëshiron të jetë tepër e dobët sikurse shumica e aktoreve në Hollivud, është fakti se dëshiron që të jetë një shembull i mirë dhe i shëndetshëm për vajzat e reja.

“Vërtetë është e dhimbshme kur i sheh shumë vajza të reja duke iu nënshtruar dietave të ndryshme, vetëm e vetëm që të duken si idhujt e tyre nga ekrani i madh. Ato e rrezikojnë shëndetin e tyre për ta arritur këtë. Prandaj unë dua që të jam një shembull i mirë për to, se duhet ta doni vetën tuaj ashtu siç jeni në të vërtetë dhe jo të mundoheni të jeni dikush tjetër”, ka theksuar Jennifer, për të shtuar se tashmë ka humbur disa role të mira filmike, vetëm për faktin se nuk ka dashur të humbë në peshë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›