Tiranë, konflikt për pronënqëllohen me armë përmbaruesit

TIRANE - Banorët e një ndërtese njëkatëshe në rrugën “Myrteza Topi” pranë shkollës “Sami Frashëri”, në kryeqytet, janë përplasur sot me përmbaruesit, pasi nuk pranonin të lironin banesën, që me vendim gjykate u ishte kthyer ish-pronarëve me mbiemër Çali.
Përplasja ka qenë aq e ashpër, sa një nga banorët, Artan Sadiku, ka qëlluar edhe me armë, por fatmirësisht pa shaktuar të lënduar.
Policia bëri të mundur arrestimin e mënjëhershëm të tij dhe gjatë kontrollit, iu sekuestrua edhe një kallashnikov dhe një granadë.
Banorët thonë se personi që kërkon pronën, nuk është pronari i ligjshëm i shtëpisë. Ata thonë se kanë dokumentat që vërtetojnë pronësinë e banesës.
Familja Sadiku thotë se banon në këtë shtëpi prej vitesh, ndërsa shprehen se nuk do të pranojnë të dalin nga banesa.
“Këtu jemi 6 persona. Ne nga shtëpia nuk dalim, le të na vrasë shteti. Këtu ka korrupsion, një nga këta pronarët ka qenë sekser në hipotekë. Kemi çuar dosjen në prokurori”, u shpreh për Tv “A1 Report” Mira Sadiku.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)