Berisha TVSH-ja nuk do te ulet

Qeveria ka reaguar për herë të parë zyrtarisht ndaj nismës së opozitës për të ulur taksat tek artikujt më bazë të jetesës.
Kryeministri Sali Berisha tha se nuk do të pranojë uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kjo sipas tij do cënonte prodhimin vendas.
"Te heqim TVSH-ne per miellin dhe t'ua leme fermereve grurin ne ara, sepse nje grup njerezish kane lidhje me biznesin e miellit. Nese e heqim TVSH-ne per qumeshtin, nuk do te merret njeri me bagetine. Asnje qe demton interesat e 50 perqind te shqiptareve qe jane prodhues, nuk mund te pranohet nga kjo qeveri", tha Berisha.
Zoti Berisha tha se revolucioni fiskal, sic e quan ai do të vazhdojë, por jo në drejtimet që propozojnë socialistët.
"Kemi nje kuader te mire ligjor, por ne na del detyre te mendojme edhe per stimuj te tjere, sepse ne rrafshin natyror, pasuria numer 1 e ketij vendi jane ujerat e saj", tha Berisha.
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha u ndal edhe tek kompetencat e pushtetit vendor, duke paralajmëruar një aksion të gjerë decentralizimi.
“Me shpejtesi te madhe brenda dy muajve do te marrim te gjitha vendimet per nje decentralizim te fuqishem”, tha Berisha.
Mjedisi ishte një tjetër cështje ku kryeministri paralajmëroi masa të reja ligjore, që synojnë përfshirjen e njësive vendore në procesin e mbrojtjes së ambientit.
Propozimi i PS-se
Ne fillim te muajit, Gramoz Ruci, kryetar i grupit parlamentar të PS-së, i ka dërguar kryetares së kuvendit Jozefina Topalli një propozim në formën e projektligjit për disa shtesa e ndryshime në ligjin për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.
Projektligji socialistëve një kopje të cilit është siguruar nga Top Channel, në katër nenet e tij synon që “furnizimi për grurin, miellin, bukën, qumështin, vezën, duhet të jenë furnizime të tatohen me 0% TVSH dhe furnizimi për vajin, sheqerin dhe orizin janë furnizime të tatohen në masën 10%, duke filluar nga dt.1 janar 2012”. Ndërsa në nenin 3 projektligjit kërkohet që 'nga dt.1 janar 2012, furnizimi i barnave dhe shërbimeve shëndetsore nga institucionet shëndetsore, publike dhe private është furnizim i përjashtuar.”
Së bashku me projektligjin, kryetares së parlamentit i është dërguar një raport ku socialistët kanë parashtruar një sëre arsyesh përse TVSH-ja duhet të hiqet këto artikuj. 'Ushqimet bazë të shportës konsumatore, sot në Shqipëri, zënë më shumë se gjysmën e buxhetit të cdo familje me të ardhura mesatare, - thuhet në raport,- ndërkohë që shumica dërrmuese e familjeve shqiptare në fund të muajit, nuk kursejnë dot asgjë nga të ardhurat e tyre'.
Socialistët thonë se barra fiskale për çdo familje shqiptare gjatë 5 viteve të fundit është rritur me 18 %. Gjatë kësaj periudhe megjithëse të ardhurat disponibël për konsum ishin rritur me 44 %, vetëm disa nga zërat bazë për të përballuar jetesën e përditshme janë rritur si më poshtë:
Energjia elektrike është rritur 62 %;
Barnat jane rritur 43 %;
Shërbimi shëndetësor është rritur 50 %;
Mielli, Buka, Sheqeri, Vaji, Orizi janë rritur mesatarisht me 52 %.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Negociatat e tregtisë së lirë
Shqipëria po niset në dizavantazh në negociatat e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, pasi autoritetet ende nuk kanë vendosur propozimet finale, ne koordinim me interesat e biznesit, që do dërgojnë në Bruksel për kuotat e eksportit.
Borxhet kërcenojnë ekonominë
Ish-Ministri socialist i Financave, Anastas Angjeli, thotë se paralajmërimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për borxhin janë një këmbanë alarmi për Shqipërinë, e cila përveç rritjes së detyrimeve të qeverisë duhet të përballet tashmë edhe me shlyerjen e borxheve të marra gjatë tranzicionit. Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Kryeministi Sali Berisha pretendon se vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilacet ka ulur dukshëm cmimet e tyre në treg.
Itali-Spanjë, tjetër ulje e normës së kreditimit
Kompania e vlerësimit të kreditimit, “Fitch” zbret në renditje, Italinë dhe Spanjën, duke ndjekur agjensinë Moody’s dhe Standart and Poor’s. Nga AA-vleresimi për Italinë behet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit. FMN paralajmëron qeverinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron qeverinë shqiptare të ndryshojë politikat financiare për të mos rrezikuar stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik.
Lajmet kryesore
Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...
Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës
Reforma, LSI: Proporcional me korrektim kombëtar