Reforma LSI Proporcional me korrektim kombetar

Dy vitet e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft aktive në kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore.
Dy vitet e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft aktive në kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore.
Në projekt-vendimin që LSI dorëzoi këtë javë në Kuvend, parashikohet një komision gjithpërfshirës. Aty, ndër të tjera, thuhet se komisioni mund të përkthejë në norma ligjore edhe cështje që nuk përfshihen në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Dhe një gjë për të cilën OSBE/ODIHR-i nuk do të bëjë kurrë sugjerime, sepse është një zgjedhje sovrane e klasës politike të një vendi, është sistemi zgjedhor.
"Me cfarëdolloj sistemi, LSI do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm dhe përcaktues në krijimin e mazhorancave në vend", tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama
Por pas kësaj deklarate vetësigurie, vjen një pohim tjetër, më i sinqertë: sistemi aktual me formulën se si i shpërndan mandatet, krijon diskriminim.
"Ka deputetë që janë zgjedhur në Parlament me 20 mijë vota një deputet, sic është rasti i LSI-së, ndërkohë që ka parti të tjerra që janë përfaqësuar në Parlament edhe me 4-5 mijë vota një deputet", tha Rama.
Cili do të ishte atëhere sistemi më i mirë, në këndvështrimin e LSI-së?
"Ndoshta një proporcional me korrektim kombëtar, në pamundësi të një proporcionali kombëtar, do të ishte një zgjidhje oportune dhe që i jep më shumë vlerë votës së qytetarit", tha Rama.
Në projekt/vendimin që ka paraqitur në Kuvend, LSI ka parashikuar një kohëzgjatje 6 mujore për punën e komisionit të parlamentar të reformës, e rinovueshme, nëse duhet.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Përse dështuam me statusin?
12 prioritetet të cilat duhet të plotësonte Shqipëria ndahen në tre grupe. Ato politike që janë 5, për forcimin e shtetit ligjor, ku theksohet reforma në sistemin gjyqësor, lufta kundra korrupsionit dhe funksionimi i administratës publike, në mënyrë të depolitizuar të përmbledhura në 4 rekomandime. Tre rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Komisioneri per Zgjerimin ne Bashkimin Europian paraqiti raportin per Shqiperine ne Komisionin Europian, ne te cilin theksohet se me gjithe perparimet, Shqiperia nuk i permbushi kritert e parashikuara, duke vene theksin tek kriza politike.
Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Komisioni Europian konkludon se megjithe progresin e bere, kushtet per te hapur bisedimet e anetaresimit me Shqiperine, nuk jane plotesuar ende.
Gaxhinj e arixhinj
Artan Lame - Ne të letrave, shkruajmë e shkruajmë dhe ndonjëherë harrojmë se nuk duhet vetëm të flasim, por edhe të dëgjojmë. Opozita si alibi për Shqipërinë jashtë Europës
Andrea Stefani - Në Shqipëri ka qenë në traditën e pushteteve që të akuzojnë opozitën si armike të popullit.
Lajmet kryesore
Zyrtare: KE penalizon Shqipërinë
Problemet: 21 janari, zgjedhjet në Tiranë, Parlamenti...
Statusi, Fyle: Ngërci politik pengoi Shqipërinë
Berisha: TVSH-ja nuk do të ulet
Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës