E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ta shnderrojme Malesine e Madhe ne kopshtin me te bukur te Shqiperise

“Aleanca për qytetarin” ka hapur në mbrëmje fushatën elektorale në Koplik. Kryeministri, Sali Berisha ka qenë i pranishëm për të prezantuar kandidatin e djathtë, për Bashkinë e Koplikut, Ramadan Lika. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo tha në fjalën e saj se: “Në vijmë në 8 Maj me bilanc të jashtëzakonshëm. Nëse dikush ka merita që sot jemi pa viza, padyshim që ai është Kryeministri Sali Berisha”. Duke iu referuar kandidatit për kryetar Bashkie të Koplikut Topalli tha se njerëzit kanë nevojë për menaxher të mirë si Ramadan Lika. Ajo tha se në kemi një parim të thjeshtë që është vetëm për qytetarët.

Më pas e mori fjalën Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se t'ja lëmë rrugën e vetme, atij që do të bëhet, vetë kryetar i Bashkisë, vet kryetar i partisë, vetë kryeministër.

“Ju falënderoj të gjithave për mbështetjen që i keni dhënë Partisë Demokratike”, ju drejtuar kryeministri Berisha, banorëve të Koplikut.
Kryeministri iu drejtua banorëve të Koplikut duke ju thënë se do ta shndërrojmë malësinë në bashki europaine dhe komuna europaine.
“Këto katër vite do të jenë, vitet e Malësisë së Madhe. Do të asfaltojnë çdo rrugë, çdo rrugë të qyteteve tuaja, të maleve tuaja
Këto katër viteve ne sëbashku do t’a shndërrojmë Malësinë e madhe në kopshtin më të bukur të ullishtave, të vreshtave, të shegëve etj.
Ta shndërrojmë Malësinë e Madhe në kopshtin më të bukur të Shqipërisë.
Do të ndërtojmë këtu parkun më të madh industrial, ku do të punësohen jo vetëm ët rinjtë e Malësisë së Madhe, por edhe qyteteve të tjera. “, tha Berisha. Berisha premtoi nderimin e ujësjellësve, shkollave, rrugëve dhe zhvillim të turizmit malor. Ai tha se ne sot jemi njerëzit më e sukseseve të mëdha . Ai iu bëri thirrja të rinjve ë votojnë për herë të parë të votojnë me krenari.

“Rruga e vetme, është ajo rrugë që ju ndaloi malësorëve besimin tek feja. Do ti them këtë zotit Edi Rama, që kur erdhe në krye të Partisë Socialiste, ke bërë çdo gjë për të bllokuar çdo formë, çdo ligj, që është në interesin jetik të qytetarëve shqiptarë të pakta do të mbeten për mua etiketimet e tua kriminale or rritjen e pagave dhe pensioneve. Jo zotëri, rritja e pagave dhe pensioneve është akti më njerëzor, më human dhe ne do të vazhdojmë ti rrisim ato çdo vit”, tha Berisha. Berisha tha se Rama donte të fuste vizat në kuti, por s’ja arriti pasi sot shqiptarët lëvizin të lirë në gjithë Europën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›