Berisha Ta vendosim gjuhen ne piedestalin e studimeve me te avancuara
Në ceremoninë e organizuar për 40-vjetorin e Akademisë së Shkencave, kryeministri Berisha shprehu mirënjohje për themeluesit e kësaj Akademie, duke i cilësuar si kolosë të mendimit akademik shqiptar.
Kryeministri Berisha kërkoi që Akademia e Shkencave të shndërrohet në qendrën më të fuqishme të studimit të gjuhës shqipe. “Duhet të bëjmë gjithçka për studimin e gjuhës. Ta vendosim gjuhën në piedestalin e studimeve më të avancuara. Të vendosim gjuhën, lëndën më thelbësore të edukimit të brezave të këtij vendi.”- u shpreh Berisha.
“Nuk duhet të rreshtim së studiuari gjithnjë e më shumë historinë tonë, të vërtetat historike janë të rëndësishme për të shmangur gabimet e së shkuarës.”- theksoi Berisha.
Sipas shefit të qeverisë, në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit, “shqiptarët kanë 100 arsye për të qenë krenarë dhe optimistë për të ardhmen”.
“Kombi që 100 vjet më parë do të copëtohej në mënyrë barbare është sot i lirë kudo që jeton. Pas 100 vitesh Kosova është e lirë dhe e pavarur, ndaj dhe ne kemi 100 arsye më shumë që të punojmë dhe të besojmë për një të ardhme të ndritur të Shqipërisë dhe shqiptarëve.”- tha Berisha.
Sipas kryeministrit, “motoja jonë të jetë, të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën. BE fakton se pavarësisht krizës është një tërësi kombesh që jeton në paqe dhe prosperitet.”
Më tej, shefi i qeverisë shprehu mirënjohje edhe për shkrimtarin Ismail Kadare, duke e cilësuar si gjeniun e letrave shqipe që krijoi letërsinë moderne të vendit.
Gjatë kësaj ceremonie kryeministri Berisha është nderuar me titullin "Honoris Causa" nga qendra eurpiane e studimeve.