E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier biznesmenin e vrane fqinjet konflikti per servisin

Fqinji bashkë me dy djemtë e tij, janë autorët e shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 44 vjeçar Naim Sula. Policia e Fierit ka afruar 500 mijë lekë për informacionin mbi vendodhjen Gezim Sulës, Ervis dhe Endri Sulo.
Hetimet e deritanishme tregojnë se vrasja e Sulës ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme me fqinjët , për shkak të një servisi makinash, ku viktima pretendonte se ishte ndertuar në pronën e tij, por edhe ishte kthyer në shkak i prishjes së qetësisë për familjen. Gëzim Sulo 45 vjec bashkë me djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo perkatësisht 22 dhe 20 vjec të shpallur zyrtarisht autorët e dyshuar, banojnë në një pallat me viktimën, kurse servisin e kishin pranë. Ngjarja ndodhi mbremjen e së shtunës, kohën kur biznesmeni po tentonte të futej në shtëpi. Në vendngjarje u gjetën 36 gëzhoja kallshnikovi, kurse viktima kishte marrë plumba në kokë dhe në trup. Autorët pas krimit janë larguar me një mjet tip Volvo të cilën policia e gjeti pak pas ngjarjes të braktisur ne fshatin Mbrostar në drejtim të rrugës Lushnjë – Fier. Policia është vënë në kërkim të tyre dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›