Berisha-Tadic: Marredhenie ne te gjitha fushat
Mes Serbise dhe Shqiperise, pritet te kete se shpejti shkembim vizitash te niveleve te larta. Ky qendrim u artikulua gjate takimit ne Nju Jork te kryeministrit Berisha me Presidentin e Serbise, Tadic. Ky takim arriti te realizohej pergjate Mbremjes Gala te organizuar nga Presidenti i SHBA, Obama ne ambientet e "Metropolitan Museum of Arts". Sipas njoftimit te zyres se shtypit te Keshillit te Ministrave, takimi mes dy zyrtareve te larte u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte. "Nje takim te ngrohte, kryeministri Berisha zhvilloi edhe me Presidentin e Serbise Boris Tadic, me te cilin u ra dakord qe me perpjekjet e perbashketa, te intensifikohen marredheniet ne te gjitha fushat dhe te kete shkembim te vizitave te nivelit te larte mes dy vendeve", theksohet ne njoftimin e Keshillit te Ministrave ne lidhje me kete takim.