E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronaret-te perndjekurit, 20 milione euro me shume

Rozeta Rapushi

Shtohet buxheti per kompensimin e ish-pronareve dhe demshperblimin e ish te perndjekurve politike. Qeveria ka percaktuar ne projektligjin per ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2009, nje shifer prej 10 milione eurosh si kompensimin e pronareve, ashtu edhe 10 milione euro per demshperblimin e ish te perndjekurve. Shifra u be publike ne seancen e djeshme plenare, nga ministri i Financave Ritvan Bode, gjate shqyrtimit ne parim te ndryshimeve te projektbuxhetit te shtetit per kete vit. "Me ndryshimet ne buxhet, ndihmohen shtresat sociale. Rritet fondi per ish te perndjekurit dhe pronaret me 10 milione euro", theksoi Bode. Kjo eshte hera e pare, qe ne buxhetin e shtetit, percaktohet nje shume e tille, per demshperblimin e ish te perndjekurve politike, por edhe ne kompensimin e ish pronareve. Deri me sot per keto kategori, ne buxhetin e shtetit jane percaktuar shifra deri ne 5 milione dollare. Shume e cila eshte cilesuar nga keto kategori si e pamjaftueshme per kompensim apo per demshperblim. Shoqatat e ish-pronareve, jane shprehur se me fonde te tilla ne buxhetin e shtetit eshte e pamundur qe te arrihet kompensimi i tyre ne kohe. Po keshtu, te pakenaqur jane shprehur edhe ish te perndjekurit politike. Kryetari i shoqates se ish te perndjekurve politike, Kurt Kola tha per gazeten "Koha Jone", se me ritmet e deritanishme, pra me nje fond prej 5 milione dollare, ish te denuarit politike, do te vdesin e nuk do te mund te marrin asnje para si demshperblim per denimin e padrejte te kryer. Me nje rritje te buxhetit, shtohen shpresat se me shume te denuar politike, do te perfitojne demshperblim. Ne ligj eshte percaktuar se fondi per ish te perndjekurit, do te shperndahet ne menyre te barabarte, tek te gjithe per aq sa u takon. Ndryshimet ne ligjin per buxhetin e shtetit per vitin 2009, u miratuan dje me shumice votash ne parim ne Kuvend. Projekti do te shqyrtohet nen per nen ne Komisionin e Ekonomise, dhe me pas do te risillet per votim ne seance plenare.

Dy shoqatat: Nuk kemi besim tek qeveria

Ish-pronaret dhe te perndjekurit politike, jane ankuar vazhdimisht per fondet e pakta qe qeveria u le ne dispozicion ne buxhetin e shtetit, per kompensimin e tyre. Te mbledhur rreth shoqates "Pronesi me Drejtesi", pronaret e ligjshem te tokave, jane ankuar se fondet ne buxhet nuk mjaftojne per kompensimin e tyre. Sipas nenkryetarit te shoqates, Ahmet Sulstarova, fondet ne buxhet nuk do te mund kompensojne pronaret shqiptare, qe prej vitesh po iu mohohet e drejta e prones. Ai theksoi se duhen me shume para, qe kompensimi te perfundoje brenda afateve ligjore. Po keshtu edhe ish te perndjekurit politike, jane shprehur kunder praktikave te ndjekura deri me sot nga ekzekutivi per demshperblimin e tyre. Pervec ankesave ndaj shumave te vogla te parave, ish te perndjekurit kane kritikuar dhe procedurat e aplikimit per marrjen e demshperblimit. Procedura qe ata i cilesuan shume burokratike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›