E Diel, 1 Nëntor 2026

Zapatero: Nuk njohim pavaresine e Kosoves

Spanja ka rikonfirmuar se nuk do te ndryshoje qendrim lidhur me pavaresine e Kosoves. Ne nje deklarate per media, kryeministri spanjoll Hoze Luis Rodrigez Zapatero tha se qeveria spanjolle nuk do te njohe pavaresine, as kur te kryesoje Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian, duke nenvizuar se Spanja ka politika strikte sa i perket njohjeve. Sipas tij, njohja e Kosoves shtet, nuk eshte korrekte pasi nje vendim i tille do te ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Kosova eshte njohur si shtet nga 62 vende. Spanja eshte nje nga 5 shtetet e BE-se, qe ende nuk ka njohur pavaresine e shtetit te ri. Spanja me sa duket i druhet nje shperthimi qe mund te ndodhe ne vendin e saj, per shkak te problemit qe ka me basket, qe per dekada me radhe, nepermjet kerkesave te pergjakshme kane kerkuar shkeputje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›