E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama takon Ndoken e Ngjelen, jo ne"

Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi, deklaroi diten e djeshme se kryetari ne detyre i socialisteve Edi Rama, po kerkon aleanca aty ku eshte e pamundur dhe nuk kerkon te negocioje me shoket e vet. "Rama po negocion me Ndoken e Ngjelen dhe s'takon shoket e vet per negocim. Po ndodh po e njejta gje qe ndodhi me 2003, kur Ngjela i tha Rames qe hap kutite se m'u vodhen votat. Tani Rama ia thote Ngjeles",-tha Blushi. Deklarata e zyrtarit te larte socialist, u be gjate takimit te mbajtur dje ne Pallatin e Kultures se qytetit te Durresit, e cila ishte dje ndalesa e pare e "Levizjes se Mendimit Ndryshe" ne rrethe. Duke folur per humbjen e zgjedhjeve te 28 qershorit, Blushi fajesoi te gjithe socialistet duke futur dhe veten, por qe gjithnje ne baze te nje hierarkie, per rezultatin dhe qe nuk arriten fitoren. "Ka shume breza ne Shqiperi qe kerkojne nga viti 1991 nje revansh, kerkojne largimin e Sali Berishes nga politika, jo si individ, por si fenomen. Nuk ka socialist qe ka shitur votat, por per fat te keq kemi humbur per arsyet tona", deklaroi Ben Blushi. Ai solli ne vemendje se Edi Rama kur u be kryetar ne 2005 premtoi 3 gjera, te bashkonte te majten, te jape nje program per Shqiperine dhe te bashkoje PS. Sipas anetarit te Kryesise socialiste, pyetja eshte se cilen nga keto beri Edi Rama. "Ne kete humbje te gjithe kemi pergjegjesine tone. Kjo eshte nje fushate e perbashket dhe pergjegjesite kane hierarki. PS prej 20 vjetesh qe kur eshte krijuar ka qene ne qender sepse gjithmone ka marre si reference te verteten, sot PS po i ikin te vertetes. Kjo eshte per arsye te nje njeriu qe ka frike te thote se une humba per disa arsye", vleresoi deputeti socialist. Ai theksoi se perkrahesit e Levizjes se Mendimit Ndryshe mendojne se e ka mundesi te fitoje duke u bashkuar ne vetvete dhe jo rreth nje njeriu. Sipas Blushi, qellimi nuk eshte vetem mundja e Sali Berishes, por t'i japin Shqiperise nje projekt evropian. Fatkeqesisht, per te, ky projekt u mungoi me 28 qershor. "E majta sot nuk perfaqeson veten. E majta nuk po jep shenja se ka vizion. Per sa kohe qe e majta s'do ta beje kete gje, e majta do te kete probleme, do vazhdoje te kerkoje vota per nje njeri dhe jo per nje program. Ne themi qe PS duhet te tregohet evropiane duke shkuar ne Parlament", theksoi nevojshmerine e hyrjes se deputeteve socialist ne Kuvend, Ben Blushi. Nderkaq burime brenda Levizjes se Mendimit Ndryshe bejne te ditur se nuk ka nje axhende te paracaktuara per takime te tjera, por keshtu do te vazhdohet hap pas hapi. Nje pjese e pjese e socialisteve te pranishem ne kete takim e kane cilesuar Ramen si pergjegjesin kryesor te humbjes se zgjedhjeve te 28 qershorit, ku nuk kane munguar thirrjet, "Rama Ik".

Malaj: "Bojkoti, nje vetizolim per socialistet"

Themeluesi i Levizjes se Mendimit Ndryshe, Arben Malaj, deklaroi dje ne Durres se bojkoti i Parlamentit nga grupi parlamentar socialist demton Partine Socialiste. "Asnje nderkombetar nuk mbeshtet kete bojkot. Ky bojkot eshte nje vetizolim per PS. Partia Socialiste rrezikon te shnderrohet ne nje parti radikale", vleresoi deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj. Sipas tij, Partia Socialiste duke ndryshuar do te jete partia fituese dhe angazhimi i Levizjes se "Mendimit Ndryshe" eshte per te ndryshuar sa me pare per te ardhmen e Partise Socialiste. "Kjo eshte sfida jone dhe duhet ta fitojme si sherbimi me i mire per vendin tone dhe per te ardhmen tone",-tha zyrtari socialist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›