Berisha: Taksa kompanive celulare nëse s’ulin tarifat

Para anëtarëve të kabinetit qeveritar, berisha tha se do të rriten taksat për kompanitë dhe bankat, ku shkak janë tarifat stratosferike të vendosura nga kompanitë.
“Por, nëse ne përpiqemi të përdorim standardet më të gjera të lirisë ekonomike, kjo nuk do të thotë se ne mund të jemi të pandjeshëm ndaj abuzimit me lirinë ekonomike. Kompanitë celulare i tarifojnë shqiptarët me tarifa stratosferike dhe ky është një problem i papranueshëm dhe shumë i trishtë. Studimet që AKEP bën me konsulencën më të mirë ndërkombëtare e dëshmojnë këtë", tha Berisha.
Ai ka kritikuar mediat që nuk reagojnë për këtë situatë. "Në rast se kostoja e një mesazhi është 5.5 lekë, dhe këtu konsulenti ndërkombëtar përfshin edhe 17% të fitimit të kompanisë, këta operatorë ua shesin qytetarëve jo sa frëngu pulën, por e kanë shndërruar mesazhin në bixhoz dhe në bingo. Ata e shesin mesazhin 100 lekë. Edhe thirrjet brenda rrjetit janë jashtë çdo lloj proporcioni në Evropë dhe botë", tha kryeministri.
Berisha kërcënoi se do të rritet taksa mbi kompanitë nëse çmimet e tyre vazhdojnë të janë abuzive. “Një qeveri nuk ndërhyn tek çmimet, por tek taksat, prandaj tatim-fitimi për sms-në do të jetë 7-8 herë më i madh se sa është sot. Çdo impuls për bisedat do të tatohet në proporcion me çmimet e rajonit. Unë i kërkoj ndjesë qytetarëve shqiptarë për këtë situatë, e cila është e papranueshme për këtë qeveri", theksoi kryeministri Berisha.
Megjithatë, ai siguroi se Qeveria e tij ka qenë dhe do të mbetet e angazhuar për mbajtjen e taksave të ulëta për biznesin. “Qeveria ka qenë dhe mbetet qeveria e taksave të ulëta, sepse ne besojmë se paratë në kontot e biznesmenëve privatë dhe investitorëve janë më të vlefshme se sa paratë në arkën e shtetit, kjo në kuptimin e zgjerimit të investimeve të krijimit të vendeve të punës, të rritjes së prodhimit. Mbi këtë bazohet filozofia e taksave të ulëta, e cila ka bërë që Shqipëria, në kushtet më të vështira në vitet '94-'95, të garantojë rritje dyshifrore, si dhe të përballojë me sukses krizën e madhe financiare dhe botërore dhe mosrënien në recesion", vijoi kreu i qeverisë. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-12 16:04
[