E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Videoja, prova e korrupsionit të qeverisë

Kryetari i PS-së Edi Rama duke reaguar për videon e publikuar dje duke e cilësuar atë një provë më shumë për korrupsionin e qeverisë.
 

“Mbrëmë u pa me zë dhe me figurë ajo që ndodh në çatinë e qeverisë së votave të vjedhura” theksoi Rama duke shtuar se kryeministri Berisha dhe “zëdhënësi” i tij Meta me fuqinë e shtetit të kapur duan të vazhdojnë të vjedhin votat dhe të plaçkisin gjithçka.


 Gjithashtu Rama theksoi se mbrëmë u pa një episod lidhur me llumin e korrupsionit të Saliut që prej vitesh po bën kërdinë me Hecet dhe me tecet, dhe me çdo pasuri të shqiptarëve.

“Sot ndodhi diçka më e rëndë pasi ai që duhej të largohej së bashku me “zëdhënësin” i dhanë provën që pse janë bërë bashkë. Është e padrejtë të thuhet që në atë pazarllëk ishte vetëm Meta por sot u kuptua që është edhe Saliu” shtoi më tej Rama.

 Ndërkohë Rama u shpreh se reagimi i PS-së për këtë çështje do të jetë i fortë, ashtu siç pritet edhe nga opinioni.
 

“E di që shqiptarët presin një reagim të fortë. Premtojë se ky reagim nuk do të mungojë. Asambleja Kombëtare do të shpall konkluzionet dhe reagimet përkatëse. Por është sot dita që çdo shqiptarë të shoh të vërtetën”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›