Përgjimi, PD përshëndet dorëzimin e imunitetit nga Meta

Partia Demokratike ka vlerësuar vendimin e zëvendëskryeministrit Ilir Meta për të dorëzuar imunitetin dhe për ta lënë prokurorinë të hetojë.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike , theksoi se kryeministri Berisha inkurajon hetimin e prokurorisë dhe garanton se qeveria do të krijojë të gjitha hapësirat e nevojshme që ky hetim të jetë i plotë.
Zëdhënësja e PD, shtoi më tej se kryeministri Berisha i dënon truktimet diletanteske të Partisë Socialiste dhe liderit të saj Edi Rama.