Berisha Taksat e makinave te perdoruara do te pergjysmohen
Përgjysmim i taksës për makinat e përdorura është nisma më e fundit e qeverisë. Një fakt i tillë u bë i ditur nga vetë Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, i cili e argumentoi këtë nismë si një masë e cila do të bëjë të mundur shmangien e pabarazisë në treg.
“Është krijuar një problem serioz nga përpjekje që ne kemi bërë. I kam studiuar të gjitha taksat e vendeve të tjera dhe nuk kam gjetur që të bëhet një pabarazi, pra taksat e makinave të përdorura do të përgjysmohen. Nuk mbrohet mjedisi nga makinat por nga karburantet. Ne kemi ndaluar D2 dhe kemi bërë veprim shumë të mirë. Por nuk mund të penalizojmë ne qytetarët pasi del që ai që ka ndihmohet dhe ai që s`ka ndëshkohet. Ndaj taksa e makinave të përdoruara do të përgjysmohet”, u shpreh Kryeministri.
Ndërkohë që gjatë fjalës së tij në këtë takim të përjavshëm të Këshillit të Ministrave, Berisha i bëri thirrje Ramës të kërkojë falje publike për deklaratat ofenduese në adresë të infermiereve.
“Fjala pa vend për infermierët Rama duket të kërkojë falje. Mjeku e ka të vështirë punën dhe të lëshosh fjalë të pakontrolluara në adresë të infermiereve është shumë e papranueshme. I kërkoj në mënyrë të vendosur të kërkojë publikisht të falur. Së pari për kontributin e pazëvendësueshëm që japin. Nuk ka profesion më të mundimshëm që ato japin. Së dyti ata janë gra, janë motra dhe nuk kisha menduar kurrë ndonjëherë që spitali është shpi publike”, deklaroi Berisha.
Ndërkohë që edhe efekti i kërkesave të fermerëve ka qenë i menjëhershëm. Kryeministri kërkoi në qeveri heqjen e taskës prej 10% për tokën bujqësore, pasi pengon zgjerimin e fermave.
Po në përgjigje të fermerëve kryeministri kërkoi masa për furnizimin me energji të stallave. Do të hiqet dhe taksa prej dhjetë përqind për ata që vijnë me çarter në Shqipëri, si një masë pozitive pas asaj për thellimin portit të Durrësit për pritjen kroçerave. Ndërsa krahas pagave të gjyqtarëve qeveria do të vendosë dhe rritjen e pagave të prokurorëve.
Rama reagoi në twitter, jo për të kërkuar falje, por duke sfiduar kryeministrin në debat publik për shëndetësinë. Ai e quajti Berishën kardilogu në pushtet që rrënoi këtë sektor