E Diel, 1 Nëntor 2026

Julian ela seshte vrare apo gjakosur ne banesen e Prrenjasit

Julian Çela, nuk është vrarë apo gjakosur në banesën me qera të Ardian Prrenjasit. Lajmi konfirmohet nga burime pranë grupit të hetimit, sipas të cilëve analiza e ADN-së së gjurmëve të gjakut të gjetura në murin e dhomës së banesës në Laprakë apo pranë lavamanit, nuk përkojnë me profiling e AND-së së Julianit. 

Ende pa dalë raporti përfundimtar, gjurmët e gjakut dyshohet se I përkasin vetë 45-vjeçarit Prrenjasi.
Ky I fundit u arrestua të djelën e kaluar, pasi në banesën e tij u gjet 10-vjeçari I rrëmbyer A.C.

Hetuesit dyshojnë për momente krizash që kalonte 45-vjeçari duke thyer sende të shtëpisë në mure.

Të njëjtat burime thanë se nga të gjitha provat shkencore të gjetura në banesën e Prrenjasit, nuk ka asnjë gjurmë të 11-vjeçarit Julian Çela. 

Pavarëisht këtij fakti në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gjurmëve të trupit të Julianit. 

Vetë Prenjasi në deklarimet për grupin hetimor ka pranuar se e ka vrarë duke e mbytur 11-vjeçarin dhe ka parë gjurmë të batanijes me të cilën e kishte mbështjellë në landfillimin e Sharrës. 

Gjithsesi dëshmia mbetet e paplotë në mungesë të provave biologjike. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›