E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Reforma zgjedhore te Komisioni i Ligjeve

Kryetari i Partise Socialiste zhvilloi dje mbledhjen e perjavshme me Sekretariatin dhe kryesine e Grupit parlamentar te kesaj partie. Si ceshtje kryesore te ketij takimi te radhes ishin ecuria e zgjedhjeve ne organizatat socialiste dhe ecuria e punes lidhur me reformen zgjedhore. Sikurse dihet, pas miratimit ne Kuvend te sistemit te ri zgjedhor, tashme partite politike pritet qe te paraqesin dhe propozimet e tyre, lidhur me ceshtjet e tjera qe kane te bejne me zgjedhjet dhe me hartimin e plote te kodit elektoral, ne varesi te sistemit te ri te sapo miratuar. Por, per kete ceshtje, ende nuk eshte vendosur se cili do te jete institucioni, i cili do te merret posacerisht me shqyrtimi dhe me pas miratimin e propozimeve ne kod. Per kete arsye, gjate mbledhjes se djeshme eshte rene dakord qe te nisin diskutimet mes PS-PD, per te vendosur mbi kete pike. Keshtu, sipas socialisteve, tre jane alternativat, e para eshte rimandatimi i Komisionit te posacem per Reformen Zgjedhore, ngritja e nje komisioni te ri, ose si nje mundesi e trete mund te jete qe Komisioni parlamentar i Ligjeve te merret konkretisht me kete ceshtje. Madje, mesohet se Partia Socialiste do te propozoje qe te jete ky komision, ai i cili te merret me perfundimin e reformes zgjedhore, pasi te gjitha partite kane perfaqesuesit e tyre ne kete

komision. O.XH


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›