E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Të angazhohemi për të çliruar Shqipërinë nga një diktaturë e dytë

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me Departamentin e të Përndjekurve në PD dhe Unionin e të Përndjekurve Politikë, nderoi pranë ish-Ambasadës Sovjetike, 22 intelektualët e ekzekutuar nga regjimi komunist në 74-vjetorin e vrasjes së tyre, duke i cilësuar ata si martirë të kombit shqiptar.

Berisha theksoi se këta individë u vranë për mendimet e tyre kundër diktaturës.

“Ky ishte një krim i shëmtuar kundër njerëzimit që regjimi kreu në vazhdën e luftës civile, në vazhdën e krimeve të kryera që nga themelimi i partisë komuniste shqiptare si seksioni i partisë komuniste jugosllave, dhe gjer në fund të ekzistencës së saj”, u shpreh Berisha në një prononcim për mediet.

Berisha iu drejtua qytetarëve duke vënë në dukje se nderimi më i madh që mund t’iu bëhet sot këtyre përfaqësuesve dinjitozë të elitës së kombit shqiptar është angazhimi me të gjitha forcat për të çliruar Shqipërinë nga një diktaturë e dytë.

“Edi Rama, sot përdor të njëjtat metoda, duke shkelur ligje dhe Kushtetutë, kundër kundërshtarëve politikë, për të mbajtur në këmbë regjimin e tij”, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›