E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Te angazhuar kunder varferise

Varfëria mund të çrrënjoset dhe për këtë duhen më tepër ide se sa para. Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Sali Berisha në Konferencën Kombëtare “Social Business Movement Albania”. Kreu i ekzekutivit ftoi në këtë takim biznesmenët shqiptarë që të ndihmojnë në reduktimin e varfërisë në vend.

Në fjalin e tij kryeministri Berisha theksoi se varfëria në Shqipëri është drejt reduktimit. Sips tij, qeveria do të bëjë gjithçka që të ndihmojë shtresat në nevojë, duke mundësuar shpërndarjene e duhur të mikrokredive.

Konferenca Kombëtare “Social Business Movement Albania, organizohet për herë të parë në Shqipëri. Në këtë konferencë u prezantua mënyra se si mund të funksionojë biznesi social, biznes që nxit shpërndrjen e të ardhurave tek individët që kanë më tepër nevojë. Kjo iniciativë sapo ka nisur në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›