Ekonomia shqiptare po zhvillohet nen potencial

Ekonomia shqiptare vijon të zhvillohet nën potencial, ndërsa krakaterizohet nga një shfrytëzim i paplotë i kapaciteteve. Është ky mesazhi i Guvernatorit, Ardian Fullani, sipas të cilit nevojiten nxitës dhe stimuj kombëtar për të patur një rritje ekonomike të qëndrueshme. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë po jep të gjithë kontributin e saj, për të stimuluar ekonominë.
Gjatë fjalës së tij,Fullani deklaroi se për muajin prill, inflacioni arriti në nivelin 1.6 për qind, që edhe pse është më i lartë se më parë, mbetet nën objektiv. Këtë nivel të ulët të inflacionit, Guvernatori e sqaroi me ecurinë e ngadaltë ekonomike.
Në mbledhjen e radhës, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e mbajti normës bazë të interesit të pandryshuar në 4.25 për qind, që përbën edhe një nga normat më të ulta historike.