Qeveria thjeshton barren burokratike dhe redukton kohen per biznesin
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur ulja e barrës fiskale tek biznesi në pagesën e tatim fitimeve dhe reduktim i kohës për biznesin në 70%.
Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha theksoi se qeveria po bën gjithçka për të thjeshtuar barrën burokratike.
“Qeveria po bën gjithçka që barra burokratike të thjeshtohet maksimalisht. Me këtë projektligj pagesat e detyrimeve të tatim-fitimit nga biznesi zbresin në 5 pagesa, parë në çdo 3 muaj. Kohën prej 125 orë e redukton në rreth 70%”- deklaroi kryeministri.
Berisha: Ekonomia shqiptare hiperglobale
Duke u ndalur tek ekonomia shqiptare, të cilën e cilësoi hiperglobale kryeministri theksoi se ekonomia jonë është me një dinamizëm shumë të madh të shkëmbimit të mallrave, të importeve dhe eksporteve, çka ka bërë që në këto 3 vite të dyfishohen eksportet dhe ka shënuar rritje në masën 22%.
“Në rast se vështrojmë raportin e Shqipërisë me krizën e egër europiane e më gjerë, rezulton se Shqipëria është ndër më të paktat vende në planet, që nuk njohu recesionin gjatë këtyre viteve të një krize të shumëfishtë, por që tani në Europë është konsoliduar me krizën e borxheve dhe të euros. Ekonomia shqiptare është hiperglobale, është ekonomi me një dinamizëm shumë të madh të shkëmbimit të mallravem, të importeve e eksporteve. Eksportet janë dyfishuar në 2009-2011. ekonomia shqiptare në 5 vitet e fundit të krizës së egër ka realizuar një rritje në 22%”- theksoi shefi i qeverisë.
Sipas tij kjo ekonomi sipas KE-së në 4 vitet e fundit të krizës së euros u rrit 4 herë më shumë se mesatarja e rritjes së rajonit. Kjo ekonomi me funksionimin e saj, bëri të mundur krijimin e 10 mijëra vende pune e që Shqipëria të jetë ndër më të pakta vende, ku është ulur papunësia. Funksionomi i ekonomisë mundësoi rritjen e të ardhurave nga taksat e doganat nga viti në vit.
“U kujtoj shqiptarëve se nga 130 mld lekë që ishin këto të ardhura në 2004, ato u rritën në 283 milardë lekë në 2011”- nënvizoi kryeministri.
Berisha: Suksesi ekonomik i bazuar në reformat në favor të biznesit
Berisha e lidhi gjithë suksesin dhe rritjen e ekonomisë me rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria në favor të biznesit, ku pavarësisht krizës së madhe në eurozonë ekonomia shqiptare ia doli të rrisë rrogat dhe pensionet.
“Në rast se ekonomia shqiptarë nuk ra në recesion dhe me dinamizmin e saj mundësoi ndërmarrjen e projekteve më ambicione në historinë e vendit, mundësoi rritjen më të madhe të rrogave e pensioneve në Europë, të gjitha janë rezultate kryekëput i reformave tona në favor të biznesit”- vijoi më tej Berisha, i cili tha se ekonomia dëshmoi performancën më të mirë në vendet e rajonit, kryesoi rritjen ekonomike në Europë.
“Është në detyrimin tonë madhor, që të konsolidojmë modelin tonë, që bazohet në lirinë ekonomike, në standardet më liberale, në çlirimin e biznesit nga barra burokratike, thjeshtimin e procedurave, për të krijuar kushtet e në konkurence të ndershme, kjo bazohet në uljen e mëtejshme të barrës fiskale”- shtoi ai.
Berisha: Rama me taksën pregresive synon rrënimin e biznesit
Ndërkaq në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri akuzoi kreun e opozitës Edi Rama për kthimin tek taksa progresive, që sipas tij do t’i çonte ata drejt rrënimit.
“Zotëria, që u premtoi shqiptarëve kthimin tek taksa progresive dhe rritjen e saj, u premtoi shqiptarëve shkatërrimin e 10 mijëra vende pune. U premtoi shqiptarëve shtrëngimin e mëtejshmëm të rrypit, që shqiptarët kanë neveri ta dëgjojnë. Se 45 vjet këtë kanë dëgjuar dhe arritën në greminë. Ky zotëri që fliste për rritje taksash, cka do thotë që e gjen veten në kundërrymë, tani që institucionet kryesore botërore kërkojnë nxitje të rritjes, tani që BE po krijon paketën e rritjes, pra do u thotë se do rrisë taksat bizneseve, për t’u marrë frymën që t’u bllokojë mundësinë të investojnë për vende të reja pune? Prapë do kujtojë teorinë e Marksit? Nuk do të ndodhë? Në praktikat e së shkuarës nuk mund të ndërtohet e ardhmja”- theksoi kryeministri.
Berisha: Qeveria, paketë për nxitjen ekonomike
Ai shprehu angazhimin e qeverisë për krijimin e lehtësirave më madhore për biznesin, për të cilin qeveria po përgatit një paketë të re të nxitjes së rritjes ekonomike.
“Do angazhohemi për zona të lira ekonomike. Në planin prej 6 pikash që shpalli kancelarja Merkel, zonat e lira ekonomike, janë një nga mekanzimat kryesorë të rritjes ekonomike. Qeveria po përgatit e do shqyrtojë me hollësi një paketë të re në nxitjes së rritjes ekonomike. Garantoj se ajo paketë dhe rritja ekonomike ka si alfë e omegë lehtësimin, mbështetjen dhe nxitjen e biznesit”- vijoi më tej kreu i ekzekutivit.
Berisha: Heqja e 60 taksave nga Bashkia e Tiranës rrit të ardhurat
Në mbledhjen e qeverisë kryeministri u ndal edhe tek rritja e të ardhurave që kanë ardhur si pasojë e heqjes së 60 taksave nga Bashkia e Tiranës, ndërsa inkurajoi nxitjen e partneritetit publik—privat.
“Shkoni e kontrolloni të ardhurat, Bashkia e Tiranës duke hequr mbi 60 taksa, si janë rritur të ardhurat. Është e domosdoshme që të shqyrtonim më angazhim të plotë çdo lloj procedure e mundësie që ju keni për të lehtësuar, nxitur, inkurajuar biznesin privat dhe veprimtarinë e tij. Të bëni gjithçka për të inkurajuar, nxitur partneritetin publik-privat, si një levë shumë e fuqishme e shumëfishimit të financimeve e fondeve në interes publik e privat. Të bëjmë gjithçka që t’u kursejmë bizneseve e qytetarëve, atë që kanë më të çmuar, kohën”- shtoi Berisha, i cili tha se do të merren mas andaj gjithë atyre që e vonojnë përgjigjen ndaj biznesit e qytetarëve.