E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Optimist per rritje ekonomike

Ekonomia shqiptare është duke performuar pozitivisht në sfondin e një krize në rajon dhe më gjërë. Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi për mediat, se është optimist për një rritje ekononike këtë vit. Sipas tij, vendet e tjera po pesojnë rënie ekonomike.
Por, numri një i financave shqiptare nuk përjashtoi mundësine korrigjimit të rritjes ekonomike që ishte parashikuar për këtë vit, ashtu sikurse edhe mundësinë e kryerjes së shkurtimeve.

Ministri Bode pohoi faktin se viti 2012 pritet të jetë një vit i vështirë për shkak të përhapjes së krizës ekonomike, ndikimi i së cilës është i pashmangshëm edhe për Shqipërinë.

Për sa i përket nisjes së eksportit të energjisë, Bode deklaroi se kjo do të ndihmojë në stabilitetitn e financave publike, pasi në mënyrë të veçantë do të përmirësojë gjendjen financiare të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Deklaratat e ministrit të financave u bënë pas fjalimit të tij në Konferencen Rajonale të Dialogut Ndërkombëtar për Taksat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›