E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të ardhurat nga turizmi më të mëdha se eksportet

“Turizmi është shndërruar sot në degën kryesore të ekonomisë të këtij vendi. Në rast se në 7 muaj pati 1 miliard dollarë nga eksportet, të ardhurat nga turizmi janë më të mëdha”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë tha se turistët në përgjithësi kanë pasur një vlerësim pozitiv dhe kjo sipas kryeministrit ka ardhur nga përmirësimi i një sërë faktorëve, veçanërisht infrastrukturës.

“Investimet në infrastrukturë janë bërë përcaktuese në këtë zhvillim të madh dhe të shpejtë të turizmit. Vetëm në qarkun e Vlorës janë ndërtuar apo janë në ndërtim mbi 250 kilometra rrugë, rurale, dytësore dhe kombëtare. Nuk them që të gjitha janë në funksion të turizmit”, u shpreh Berisha, duke shtuar se në këtë Qark janë investuar plot 670 milion euro.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha ka përmendur zona të veçanta ku ka hapësira turizmi, duke paraqitur problematika të ndryshme. Kryeministri ka shprehur shqetësimin edhe për derdhjen e ujërave të zeza nga subjekte private në det, duke krijuar shqetësim për pushuesit. Sipas tij, problematike situata është në Golem të Kavajës, ndërsa në Durrës sipas Berishës nuk hasen probleme të tilla pasi ka kolektorë të mëdhenj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›