Meta: Ngritja e Këshillit Kombëtar në Luginë, arritje
“Duke shprehur vlerësimin se ngritja e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, së bashku me zgjedhjen e Kryetarit të tij, është një arritje e shkëlqyer për çuarjen përpara dhe garantimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Serbi, gjej rastin të ri-përshëndes përkushtimin dhe angazhimin e subjekteve politike shqiptare, për kurorëzimin e këtij procesi, dëshmi kjo e maturisë politike, përgjegjshmërisë qytetare dhe i kapacitetit të tyre demokratik”, shkruan Meta në letër.
Më tej, ai thotë: “Përfitoj nga rasti, gjithashtu, t’Ju konfirmoj, ashtu siç u kam konfirmuar edhe Kryetarëve të Komunave të Preshevës dhe Bujanocit, respektivisht Ragmi Mustafa dhe Shaip Kamberi, si dhe deputetit Riza Halimi, se Shqipëria mbështet fuqishëm dhe punon për një Ballkan evropian, pra për një Shqipëri, Kosovë dhe Serbi evropiane, ku të gjithë qytetarët e rajonit të lëvizin lirisht në vendet e njëri- tjetrit dhe të përfitojnë sa më shumë nga fryma evropiane e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe integrimit”.
Në fund të letrës, Meta shpreh mbështetjen e Shqipërisë për Luginën e Preshevës.