E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 4 te shtremberve te drejtesise

07/10/2010Burri avokat e gruaja kancelare gjykate pazare 10 milione leke per ulje denimi

Liria ne prove operacioni qe kapi edhe sekserin e inspektoren e spitalit

TIRANE- Kancelarja e gjykates se Krujes dhe i shoqi avokat e kishin kthyer zanatin ne metode perfitimi parash dhe per kete u arrestuan dje bashke me inspektoren e spitalit te burgut dhe nje sekser. Kater te arrestuarit e operacionit te djeshem Liria ne prove akuzohen se kane marre rreth 10 milione leke nga nje i burgosur per uljen e denimit. Keshtu gjykata e Tiranes ekzekutoi vendimet per caktimin e mases se sigurimit arrest ne burg per Flutura Mecon 40 vjece Kancelare ne Gjykaten e Krujes Almir Meco 45 vjec avokat Adriana Xeba 45 vjece inspektore e regjimit te brendshem te Spitalit te Burgut prane QSUT-se dhe Edmond Kalaja 48 vjec. Sipas akuzes shtetasja Flutura Meco me detyre kancelare ne gjykaten e rrethit gjyqesor Kruje ne bashkepunim me shtetasin Almir Meco bashkeshorti i saj dhe avokat i licencuar si dhe me shtetasen Adriana Xeba kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Keto para jane marre me qellim qe te influenconin ne dhenien e vendimit nga gjyqtaret. Meco duke shfrytezuar njohjet e bashkeshortes se tij Flutura Meco me detyre kancelare ne gjykaten e rrethit gjyqesor Kruje se bashku me Xeben kane marre para nga persona te denuar per pranimin e kerkesave te tyre ne gjykate. Rasti me i dokumentuar eshte ai me shtetasin Edison Harizaj te cilit Almir Meco i ka marre 9.5 milione leke te vjetra. Nje pjese e ketyre parave i eshte dhene nga shtetasja Adriana Xeba ndersa pjesa tjeter nga te aferm te Edison Harizajt. Lidhjet me Edison Harizajn jane mbajtur nga shtetasja Adriana Xeba deri ne fillim te muajit korrik. Pas ketij momenti Almiri ka hyre ne lidhje te drejtperdrejte me Edison Harizajn dhe te aferm te tij. Gjithashtu prej Almirit eshte insistuar qe shuma e parave te merrej e gjitha para dhenies se vendimit ne dt. 23.07.2010. Shtetasja Adriana Xeba duke qene punonjese ne I.E.V.P ka pasur kontakte me shume persona te denuar te cilet jane te interesuar per pranimin e kerkesave te bera prej tyre. Nga te aferm te shtetasit Edison Harizaj eshte marre shuma prej 11 milione lekesh te vjetra. Shtetasja Adriana ka shfrytezuar njohjen qe kishte me shtetasen Flutura Meco me detyre kancelare ne gjykaten e rrethit gjyqesor Kruje.

Liria ne prove

Arrestimet jane bere pas 11 vitesh hetimi nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Policine e Shtetit Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Ministrise se Drejtesise Drejtoria e Forces se Posacme Operacionale e Njesia antikorrupsion ne Prokurori.

Lidhja e avokatit

Kancelarja per ta kamufluar kete aktivitet ka lidhur Adrianen me te shoqin shtetasin Almir Meco i cili eshte avokat i licencuar. Shtetasi Edmond Kalaja ka marre parate per ryshfetin nga Fatmir Harizaj i ati i Edison Harizajt.

Lokali agjenci

Gjithashtu ka mbajtur dhe parate e sjella nga te aferm te shtetasve Saltino Basha dhe Enton Nika nje pjese e te cilave i jane dhene me pas shtetases Adriana Xeba. Lokali i shtetasit Kalaja ka qene si nje lloj agjencie ku silleshin leket qe shperndaheshin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›