Bregu Drejtesia te flase per shpifjet e kriminelit politik
07/10/2010Ministrja e Integrimit perdor tone te ashpra ne adrese te kryesocialistit Rama
Ministrja e Integrimit Majlida Bregu e ka cilesuar kryesocialistin Edi Rama kriminel politik i kapur nga mafia. E vene ne qender te akuzave te deputeteve te opozites ministrja Bregu ka deklaruar dje se gjithcka qe thuhet ne adrese te saj dhe te familjes se saj nuk jane asgje tjeter vecse shpifje dhe trillime te pastra per perfitime politike. Duke perbuzur dhe duke hedhur poshte shpifjet e kriminelit politik Edvin Rama e siguroj ate dhe kusurin e tij se shume shpejt drejtesia do te jape verdiktin mbi te verteten time dhe heshtjen mbi te fshehtat kriminale te Edvin Rames - ka theksuar Bregu. Duke perdorur tone teper te ashpra ajo mbajti nje deklarate per mediet menjehere pasi perfaqesuesi i saj ligjor kishte depozituar ne organet e drejtesise nje padi penale per shpifje ne adrese te kreut te PS-se. Bregu u shpreh se organet e drejtesise duhet te japin pergjigje ndaj te gjitha akuzave monstruoze te drejtuara dhe te ideuara nga drejtuesi i PS-se karshi saj. Ministrja e Integrimit ka evidentuar faktin se ajo mban pergjegjesi ligjore dhe morale ndaj anetareve te familjes se saj bashkeshortit dhe dy femijeve. Kerkoj qe drejtesia te shprehet ndaj cdo akuze te hedhur ndaj personit tim dhe perseris ftesen drejtuar Prokurorise per ti hetuar ato sa me shpejt. Mbaj dhe do te mbaj sot dhe kurdohere cdo pergjegjesi ligjore ndaj Majlinda Bregut Namik Ajazit dhe dy femijeve te mi. Jam e hapur per cdo pergjigje dhe hetim nga institucionet e ligjit por as sot dhe asnjehere nuk do te bie ne gracken e pushkatimit politik te togave te ekzekutimit te Edvin Rames - ka deklaruar ministrja. Ne reagimin ndaj akuzave te Partise Socialiste te percjella publikisht ne menyre te vecante nga deputetja Ermonela Felaj Bregu thote se personi qe ka ngritur kete mal akuzash te rreme eshte Rama. Nuk do te hesht as sot dhe asnjehere dhe nuk do te lejoj as sot dhe asnjehere qe kriza jote politike Edvin Rama jotja si nje deshtak frikacak te korruptuar dhe te mberthyer nga mafia qe te drejton dhe te leviz ty cdo dite te cenoje jeten time private dhe te njerezve te mi - ka thene anetarja e kabinetit qeveritar.
Ministrja e Integrimit edhe gjate daljeve te tjera ne publik i ka vleresuar si mashtrime te pastra politike akuzat e ngritura nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama sipas te cilit familjare te saj bashkepunojne me mafioze. Bregu ka paralajmeruar pak dite me pare se do te beje padi penale dhe civile ndaj Edi Rama me akuzen shpifje dhe fyerje per shkak te detyres. E gjendur perballe akuzave te forta te opozites ministrja eshte shprehur se asnje akuze e artikuluar nga Rama dhe njerezit e tij nuk e vene dot ne siklet apo pozite te pafavorshme ndaj interlokutoreve nderkombetare. Ne kunderpergjigjet e saj ajo ka thene se Rama i zhytur ne krize politike ka tentuar te bllokoje proceset integruese te vendit permes levizjeve te tij politike. Siguroj se nuk do te le rast pa demaskuar perpjekjet antishqiptare te Edvin Rames per te bllokuar realizimin e endrres shekullore te shqiptareve levizjen e tyre te lire ne Europe dhe procesin e integrimit te Shqiperise - ka deklaruar Bregu pak dite me pare.
Qendrimi i Berishes
Kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se fundit te grupit parlamentar te Partise Demokratike ka deklaruar se askush nuk mban pergjegjesi individuale per veprimet apo aksionet e kuneterve. Duke iu referuar pikerisht akuzave te ngritura nga lidershipi i Partise Socialiste ne adrese te ministres se Integrimit Majlinda Bregu kreu i qeverise ka nenvizuar faktin se asnje njeri nuk duhet te mbaje mbi kurriz apo pergjegjesi per kuneterit dhe veprimtarite e tyre pasi ka nga ana deputete qe nuk kane asnje komunikim dhe nuk flasin me kuneterit. Kryeministri Berisha gjate mbledhjes me deputetet e partise qe drejton ka kerkuar prej tyre te zbresin ne baze dhe te sqarojne elektoratit per te gjitha akuzat e hedhura nga opozita ne drejtim te mazhorances dhe perfaqesuesve te saj. Shefi i ekzekutivi ka kerkuar gjithashtu nga ligjvenesit demokrate qe kur te dalin ne publik dhe te percjellin akuzat per korrupsion ndaj kryebashkiakut Edi Rama apo zyrtareve te tjere te opozites te percjellin te njejtin mesazh ashtu sic eshte artikuluar nga akuzuesit si per shembull rasti i Agim Tartarit.
Qendrimi i LSI-se
Rikthimi i opozites ne protesta fakt shqetesues
Levizja Socialiste per Integrim e vlereson teper shqetesues rinisjen e protestave nga ana e opozites nderkohe qe Parlamenti Europian pritet te miratoje vendimin per liberalizimin e vizave. Sekretari per marredheniet me publikun ne LSI Ardit Cela ka deklaruar dje se kjo levizje politike e opozites perben nje rikthim ne politiken e vjeter te rruges dhe protestave te pakuptimta. Te gjithe jemi deshmitar se prej me se nje viti ne kundershtim te plote me rekomandimet e partnereve tane nderkombetare dhe interesave te vendit opozita i ka ezauruar te gjitha veprimet e saj duke permendur bojkotin protestat e per ta permbyllur me greven e urise. Ne kujtuam se me fillimin e sesionit te ri parlamentar opozita do te fillonte te rriste sadopak nivelin e pergjegjshmerise se saj dhe do te kuptonte se nje politike e tille destruktive nuk eshte ne te mire te askujt sidomos shkon ne kundershtim me axhenden europiane te shqiptareve - ka thene Cela. Sipas tij per fat te keq risia e vetme e aksionit te pakices politike vjen vetem me ndryshimi i emrit te opozites. Por perfaqesuesi i LSI-se thote se per hir te interesave madhore te vendit kjo parti do te perserise ftesen per bashkepunim ne adrese te opozites.
Deklarata e Trashanit
Edi Rama te perballet me akuzat ne Prokurori
Deputetja e Partise Demokratike Arenca Trashani ka kerkuar nga kryesocialisti Edi Rama njeheresh kryetar i Bashkise se Tiranes te jape llogari per te gjitha akuzat e ngritura dhe te faktuara per korrupsion me lejet e ndertimit. Ligjvenesja demokrate i beri thirrje kreut te opozites te paraqitet vete prane organit te Prokurorise dhe te jape shpjegime per kontraten me 20 per lejen e projektit per pallatet 35-kateshe prane diges se Liqenit Artificial ne kryeqytet. Zoti Rama ti duhet te shkosh vete ne Prokurori dhe te japesh shpjegime per 20-perqindeshin e perfituar nga kontrata prej Leprit tend si dhe per projektin me gratacela te zona e Liqenit qe erdhi pas saj. Ky duhet te ishte gjesti me minimal per te treguar se ke nje grime pergjegjshmerie para publikut - tha deputetja Trashani. Perfaqesuesja e mazhorances theksoi se heshtja e kryebashkiakut Rama shpjegohet me shpresen e tij se kjo afere prej 100 milione eurosh te harrohet nje dite dhe keshtu ai vete te shpetoje pa u perballur me drejtesine. Por Trashani tha se mazhoranca i kujton se asgje nuk mund ta shpetoje nga nxjerrja e pergjegjesise se plote per projektin e Liqenit me pallate 35-kateshe. Ajo tha se Rama duhet te perballet me akuzat ne Prokurori.