Politika e gabuar e PS-se

Politika që po ndjek Partia Socialiste gjatë viteve të fundit, por edhe dështimi në zgjedhjet lokale të 8 majit, kanë bërë që eksponentë të kësaj partie të reflektojnë për gabimet dhe mungesën e vizionit të lidershipit të saj. Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-Sekretar i Përgjithshëm i saj, Pandeli Majko, në një intervistë për shtypin e shkruar, bën një analizë të hollësishme të gjithçka po ndodh në PS. Ai mban qëndrim kritik ndaj filozofisë që po ndiqet në raport me elektoratin. Majko vlerëson se po ndiqet një rrugë e gabuar me zgjedhësit në zonat rurale.
“Politika e majtë po ndodhet në vështirësi sierioze me fashatin dhe psikologjinë e tij. I prapambetur, tradicionalisht dhe deri diku i pakuptueshëm, fshasti ka shpërthyer në ndërgjegjen shqiptare të fundshekullit të kaluar dhe fillimin e të riut”, ka deklaruar Majko.
Pandeli Majko analizon orientimin e së majtës shqiptare. Ai mbështet idenë se gjithçka në parti duhet kryer mbi bazën e parimeve partiake.
“Ku po shkon e majta sot? Sipas meje, ajo duhet të çlirohet nga sloganet e cekëta dhe të operojë mbi bazën e parimeve partiake. Ka nevojë për debat, por ai duhet të lëvizë përtej spekulimeve teorike.
Ka një tendencë e cila qëndron mbi të gjithë politikën shqiptare e që mbartet edhe majtas, në një radikalizëm dhe që është një profil neomarksist që është i prirur për veprime të dhunshme””, thotë më tej Majko
Zyrtari i lartë socialist komenton edhe punën për përpilimin e programit të ri të partisë.
“Politika e Partisë Socialiste është nën një rrezik intelektual të diskutimit të ideve para njerëzve; të rënies në një rreth vicioz të mosprodhimit të ngrohtësisë për marrëdhëniet njerëzore me votuesit e saj dhe të shikimit të njerëzve si instrumente për realizimin e qëllimeve. Por, po aq dhe e kundërta; për t’i atribuuar vlerë false sjelljeve politike për “problemet e njerëzve” në dëm të synimeve të diktuara nga gjykimi i shëndoshë e racional. Mungesa e “fitores” së pushtetit mund të arrijë një pikë, që sidomos elementët më militantë të ndihen të zhgënjyer nga ngadalësia e ecurisë dhe t’i drejtohen shembujve të konsumuar të lëvizjeve pacifiste të mosbindjes qytetare dhe akteve të dhunës. Padyshim, pas kësaj socialistët nuk do të kenë përkrahjen e shumicës. Të ndryshosh një situatë në vend dhe të kërkosh ta marrësh pushtetin, për njeriun e thjeshtë nuk janë e njëjta gjë, por dy momente të veçanta të cilët duhet t’i lidhësh pa politika egocentrike. Dëshpërimi në kohët moderne është më shumë produkt i mungesës së koherencës dhe i paqëndrueshmërisë së vizionit politik”, argumenton Majko.
Por, më kategorik në qëndrimin ndaj politikës së ndjekur nga lidershipi i selisë rozë, është shprehur në një prononcim për gazetën “Koha Jonë”, deputeti socialist Andis Harasani. Ai flet troç dhe bën përgjegjës kryetarin Edi Rama për shkatërrimin e Partisë Socialiste.
“Rama duhet të pendohet vetëm që mori në qafë PS! Çdo gjë tjetër është pa rëndësi. Pendimi i Ramës për Kushtetutën nuk është i sinqertë, ashtu si dhe kthimi në Parlament në shtator.
Rama e kupton që po vjen momenti që të provojë supën që gatoi për Presidentin dhe mundohet me të gjitha mënyrat që ta evitojë. Nga ana tjetër Rama vazhdon të tregojë paaftësi kur mendon se mund të bashkëpunojë vetëm për ato që ka interes ai, duke harruar që bashkëpunim do të thotë tolerancë”, thotë Harasani.
Humbja e zgjedhjeve të 8 majit, të cilat Partia Socialiste i kishte konsideruar në radhë të parë si një përballje politike me mazhorancës, ka ndezur debatin e brendshëm. Të shumtë janë eksponentët socialistë, të cilët bëjnë kryesocialistin Rama fajtor të dështimit.