E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama, mesazh falenderimi kryeministrit Berisha

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama i ka dërguar një mesazh falenderimi kryeministrit Berisha. Në këtë mesazh, presidenti i SHBA-ve, i shpreh mirënjohjen kryeministrit shqiptar për mesazhin e dërguar për festën e Pavarësisë.

“Dëshiroj t`ju falënderoj për mesazhin e urimit në përvjetorin e 235- të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në Ditën e Pavarësisë, amerikanët festojnë dhe kujtojnë idealet e demokracisë dhe lirisë, mbi të cilat u themelua vendi ynë. Këto ideale mbeten po aq aktuale edhe në këtë moment që ne përballemi me sfidat e sotme botërore”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh falenderimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›